LAJMI I FUNDIT:

Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Cilësia e ajrit në Kosovë kërcënim për jetën e qytetarëve

Cilësia e ajrit në Kosovë është shumë larg standardeve evropiane dhe tejkalon çdo normë të lejuar.

Ndër ndotësit më të mëdhenj në vend konsiderohen termocentralet e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por edhe tymi që lirojnë veturat e vjetra, si dhe thëngjilli që përdoret për ngrohje gjatë stinës së dimrit, shkruan sot Koha Ditore.

Për rrezikun nga ajri i ndotur kishte alarmuar edhe Banka Botërore, ku, përmes një hulumtimi të kryer më herët, thuhej se brenda vitit në Kosovë shkaktohen rreth 800 vdekje të parakohshme si pasojë e ajrit të ndotur.


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Skënder Syla, ka thënë se cilësia e ajrit në Kosovë mbetet kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve dhe, sipas tij, duhen angazhime shtesë në përmirësimin e tij.

Ai ka thënë se mjedisi i Kosovës historikisht ka qenë i degraduar si pasojë e aktiviteteve industriale dhe aktiviteteve të tjera të papërgjegjshme të cilat ndikojnë negativisht në mjedisin jetësor. Sipas tij, ekzistojnë disa periudha të vitit kur tejkalohen parametrat e vlerave normale.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori