LAJMI I FUNDIT:

Reagon edhe AAK ndaj ambasadës turke: Kërkesa juaj e pavend dhe e panevojshme

Reagon edhe  AAK ndaj ambasadës turke: Kërkesa juaj e pavend dhe e panevojshme

Pas kërkesës së Ambasadës së Turqisë që Qeveria e Kosovës të marrë masa ndaj gazetarit Berat Buzhala që bëri komente në Facebook rreth grusht shtetit në Turqi, ka reaguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kërkesa e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa ligjore ndaj gazetarit Berat Buzhala, për shkak të një statusi të tij në Facebook, që lidhet me ngjarjet në Turqi, aq më tepër kur ai është publikuar në cilësinë e një satire, konsiderojmë se është e pavend dhe e panevojshme”, thuhet në reagimin e AAK-së.


Partia e Ramush Haradinajt ka thënë se është kundër cenzurimit të çdo mendimi ndryshe, posaçërisht nëse ai është joformal dhe i mveshur me elemente satirike, si në rastin konkret, i cili besojmë se nuk mund të jetë në kundërshtim as me ligjet e Kosovës.

“Kosova është përcaktuar në rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe rrjedhimisht liria e shprehjes dhe e mendimit, është ndër vlerat themelore të këtij përcaktimi si dhe zhvillimit tonë si shoqëri dhe si shtet”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori