Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım në një dalje televizive në ATV, të shtunën ka dhënë detaje mbi natën e 15 korrikut, kur ndodhi tentativa për grusht shteti dhe për zhvillimet më të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeministri Yıldırım ka deklaruar se për herë të parë për tentativën për grusht shteti ka mësuar rreth orës 21:30 nga njerëzit dhe turpërojat e afërta.
“Telefonova Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, por nuk u hap telefoni pasi atë ia kishin marrë nga dora. Konstatova që gjendja po përkeqësohej. Tanket, helikopterët dhe avionët kishin dalë. Në atë moment mendova që kjo është një kryengritje dhe jashtë zinxhirit të komandës ushtarake”, ka pohuar Yıldırım.
Ai ka shtuar se mendimi se po organizohej një kryengritje ka qenë krejtësisht i tij dhe u shpreh më tej se disa komandantë pasi kanë dëgjuar deklaratat e tij në televizione kanë kontaktuar me prefektët dhe drejtuesit e policisë për të parë se çfarë mund të bëjnë.
Ndërkohë që ndodhnin këto zhvillime kryeministri tregon se nga njëra anë ishte duke kontaktuar me Presidentin.
“Gjatë bisedës me Presidentin Erdoğan më tha se ‘ka vdekje, por kthim jo’. Më tha gjithashtu se nuk do ta linim vullnetin e popullit këtyre kryengritësve, çetnikëve dhe vrasësve. Ndërkohë pikat më kryesore dhe kyçe kishin filluar të bombardoheshin. Pasi biseduam me Presidentin vendosëm të thërrasim popullin në rrugë duke thënë se ‘ajo ditë është kjo ditë’. Në këtë mënyrë i bëmë thirrje popullit t’i dalë për zot demokracisë dhe vullnetit të tij”, u shpreh ai.
“Vendosëm të nisemi për në Ankara, por nuk shkuam dot në aeroportin Sabiha Gökçen pasi ishte një nga shënjestrat. Më pas u nisëm drejt Ankarasë me anë të rrugës tokësore, ndërkohë më pas para nesh dolën tanket. Na bënë me shenjë që të ndalonim dhe tentuan të na ndalojnë. Qëndruam për pak dhe vazhduam të ecnim pas tyre një pjesë rruge, por pasi rruga filloi të zgjerohej ikëm me shpejtësi dhe ja arritëm tu largohemi”, tregon kryeministri Yıldırım.
Duke folur për ngjarjet e asaj nate kryeministri shpjegon se shumë veprime dhe zhvillime janë të dyshimta tek shumë ushtarakë, por shton se të gjitha rastet do të hetohen tashmë.
Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Lartë Ushtarak, kryeministri Yıldırım thotë se ajo do të zhvillohet më 28 korrik në selinë e Kryeministrisë “Çankaya Köşkü”.
Kryeministri Yıldırım dha detaje edhe mbi arrestimet.
“Deri në orën 14:00, 13.002 persona janë arrestuar. 3.879 në Stamboll, 2.734 në Ankara, 197 në Izmir, dhe 6.192 në qytetet e tjera të Turqisë. Nga të arrestuarit 1.329 janë policë, 8.831 ushtarë, 163 gjeneralë dhe admiralë, 2.329 oficerë, 2.100 gjykatës dhe prokurorë, etj. Ndërsa nga këta persona të arrestuar për 5.837 prej tyre është vendosur arrest me burg”, u shpreh Yıldırım.
Kryeministri Yıldırım në vijim të fjalës së tij ka thënë gjithashtu se 1.063 persona kanë marrë masën arrest shtëpiak, ndërsa 693 të tjerë janë lënë krejtësisht të lirë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës