LAJMI I FUNDIT:

Myslimanët e Serbisë janë të përçarë, por bashkohen në dashurinë për Erdoganin

Myslimanët e Serbisë janë të përçarë, por bashkohen në dashurinë për Erdoganin

Udhëheqësit fetarë të dy bashkësive islame në Serbi, dënuan përpjekjen për grusht shtet ushtarak në Turqi, duke besuar se regjimi i presidentit Recep Tayyip Erdogan do t’i zgjidhë problemet aktuale. Ata thanë se ndarja në Turqi nuk do të ndikojë te myslimanët e ndarë në Serbi.

Udhëheqësi i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead Nasufoviq, tha se puçi nuk është mënyrë për të ushtruar të drejtat. Duke folur për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, ai shtoi se njerëzit në Turqi, që kanë mbrojtur rendin kushtetues me jetën e tyre, janë për t’u admiruar, ashtu si edhe presidenti dhe Qeveria turke.


“Erdogani është diplomat dhe politikan i madh, i zgjedhur në mënyrë demokratike. Vlerat e tij i di e gjithë bota”, ka thënë ai.

Ndërkaq, kryetari i Meshihatit, Mevlud Dudiq, tha se ndarjet në këtë rajon ekzistojnë qysh në tetor të vitit 2007. Që atëherë në Serbi veprojnë dy bashkësi islame: njëra është Bashkësia Islame e Serbisë, në krye të së cilës është Nasufoviqi, dhe tjetra Meshihati i Bashkësisë Islame të Serbisë që udhëhiqet nga Dudiqi.

Fakti që Ministria kompetente ka lejuar regjistrimin e bashkësisë së dytë është interpretuar si dëshmi e ndikimit politik, ndërsa përgjegjësia për çarjet e thella i atribuohet qeverisë së kryeministrit të atëhershëm të Serbisë, Vojisllav Koshtunica.

“Mendoj se disa gjëra do të kenë ndikim pozitiv te boshnjakët në Sanxhak dhe Serbi, sepse bashkësitë islame në Turqi kanë marrë pjesë në ndarjet tona dhe nuk kanë qëndruar në anën e Meshihatit të ligjshëm. Disa herë kemi thënë se edhe te ne ka ndodhur grusht shtet i një lloji, i ngjashëm me atë që ka tentuar të destabilizojë Turqinë”, tha Dudiq. “Besoj se regjimi i Erdoganit do t’i përballojë këto vështirësi dhe probleme. Duhet pranuar se Turqia sot është vendi i vetëm mysliman e cila në aspektin e qytetërimit, kulturor, ekonomik dhe cilindo tjetër paraqet stabilitet dhe dinjitet. Kjo u ka penguar shumë njerëzve në botë. Është e dukshme se disa nga Turqia kanë dashur të krijojnë një tjetër Siri, Irak, Libi”, tha Dudiq për Radion Evropa e Lirë.

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori