Është diskutuar shumë herë nëse Mirsad Ndrecaj është arrestuar i gjallë e është vrarë më pas nga policia e Maqedonisë. Një dëshmi që çon në drejtim të kësaj teze është edhe ajo e një polici, në seancën e sotme gjyqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse zyrtarisht rryma dhe defektet teknike u përmendën si shkak për ndërprerje, burimet e Gazetës Lajm në Maqedoni thonë se shkaku i vërtetë ka qenë dëshmia e një polici pjesëmarrës në aksionin te “Lagja e Trimave”, i cili para gjykatës ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ai ka pranuar para gjykatës se Mirsad Ndrecaj është arrestuar i gjallë prej policisë.
“Gjatë marrjes së kryqëzuar në pyetje, njëri prej avokatëve i bëri dëshmitarit të mbrojtur një pyetje me ‘sherr’. Avokati e pyeti policin se a e ka arrestuar ai Mirsad Ndrecajn, apo kolegu i tij. Polici u përgjigje se Mirsadin e ka arrestuar një koleg i tij. Kjo shkaktoi tollovi në gjykatë, reagoi trupi gjykues, duke kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të fshihet dëshmia e policit”, thonë burimet e gazetës “Lajm”.
Sipas tyre, kjo dëshmi e policit (dëshmitar i mbrojtur), konfirmon dyshimet që ekzistonin në opinion që nga 10 maji.
Gazeta Lajm ka kontaktuar edhe me avokatët mbrojtës të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, mirëpo ata zyrtarisht as nuk e konfirmuan e as e demantuan informacionin. Merret vesh se ditët në vijim ata do të dalin dhe do të flasin publikisht për shkaqet e vërteta për ndërprerjen e seancës së ditës së premte gjyqësore.
Ndryshe, zyrtarisht seanca u ndërpre për shkak të problemeve me korrentin në Gjykatë. Deri në ndërprerjen e seancës kishte dëshmuar vetëm një dëshmitar i mbrojtur. Pala mbrojtëse beson se në pesë seancat e ardhshme pritet të përfundojë dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve të mbrojtur./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës
"Trupin e recepsionistit do ta digjnim në furrë", dëshmi tronditëse për vrasjen në Dhërmi
Osmani takon zv/presidenten amerikane Harris: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur amerikane
Festa e Bajramit në prag, qytetarët ankohen për çmime të larta të kurbanëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Dikur ishin refuzuar, tani janë lojtarë kyç: Gjashtë yje, një shqiptar mes tyre që mund të shkëlqejnë në Euro 2024
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe
Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak në Rusi
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier
Topi i goditur nga Wirtz përfundoi në portë me një shpejtësi marramendëse
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit