LAJMI I FUNDIT:

Vajzat ia dhanë vrapit pas milionit të tetovarit Kole

Vajzat ia dhanë vrapit pas milionit të tetovarit Kole

Nikola Miloshevski i njohur si Kole nga Bërvenica e Tetovës, para tre ditësh ka dalë nga shtëpia për ta festuar automjetin e ri të shokut të tij. Kole ka arritur te bastorja ku është dashur të takohen dhe pasi shoku i tij është vonuar ai ka vendosur ta lozë një lojë “Jack Pot”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Në moment u shfaq një dritë e gjelbër dhe shkruante “Jack Pot”. Më doli një letër në të cilën ishte shkruar 1 milionë denarë, u humba nuk mund të besoja“, e shpjegon momentin Kole.

„Të gjithë e kuptuan menjëherë, përnjëherë u bëra i famshëm dhe ja akoma jam pa gjumë nga adrenalina“, thotë Kole.


Kole edhe pas tre ditësh është nën përshtypje të thella, rrëfen se paratë do ti kursejë në bankë. Nuk i pëlqen bixhozi sepse sipas tij me këtë humben njerëz dhe para, i respekton lojërat e fatit dhe deri më tani ka fituar disa herë.

„Nuk dua të kem një të dashur tani sepse disi përnjëherë të gjithë filluan të më duan. Mirë jam kështu vetëm“, thotë Kole duke qeshur.

Përndryshe Kole është milioneri më i ri i video lotarisë shtetërore në Maqedoni./Telegrafi/