Alkooli vlerësohet të jetë shkaktari i gjysmë milion vdekjeve nga kanceri vetëm në vitin 2012. Kjo nënkupton rreth 6% të gjitha vdekjeve në mbarë botën nga kjo sëmundje.
Gjatë një hulumtimi të bërë janë gjetur dëshmi të fuqishme të dëmit direkt të konsumimit të alkoolit.
Profesoresha e Universitetit të Otago në Zelandën e re, Jennie Connor, ka thënë se alkooli ka shkaktuar vdekjen e gjysmë milionë njerëzve vetëm në vitin 2012 dhe rreziqet më të mëdha vijnë kur njerëzit e teprojnë me pirjen e tij.
“Ekzistojnë dëshmi të fuqishme që alkooli shkakton shtatë lloje të kancerit dhe ndoshta edhe të tjera. Nuk jemi akoma të sigurt se cilat janë shkaqet biologjike pse ndodh kjo”, ka thënë ajo.
Llojet e kancerit të cilat i shkakton janë: i gojës, i fytit, laringut, ezofagut, mëlçisë, zorrës së trashë dhe gjoksit.
Hulumtimi zbuloi edhe se nuk ka një nivel të sigurt të pirjes por që rreziqet për t’u goditur nga kanceri reduktohen nëse e ndaloni atë.
Gjithashtu, ekzistojnë edhe pije të cilat kanë përfitime shëndetësore siç është vera e kuqe e cila është e mirë për zemrën dhe nuk është vërtetuar se luan ndonjë rol në shkaktimin e kancerit.
Zyrtarët e shëndetësisë së Britanisë së Madhe, kanë rekomanduar që të mos konsumohen më shumë se 14 njësi alkool në javë.
Gratë të cilat konsumojnë alkool janë më shumë të rrezikuara nga kanceri se sa ato që nuk e bëjnë.
Në çdo një mijë gra të cilat nuk pinë vetëm 109 diagnostikohen me kancerin e gjoksit ndërsa numri rritet në 153 për ato që pinë prej 14 deri në 35 njësi alkool në javë.
Ekziston një teori e cila thotë se alkooli e dëmton ADN-në prandaj edhe shkakton kancerin.
WCRF gjithashtu ka bërë të ditur se konsumimi i tri gotave alkool në ditë rrit mundësinë e sëmurjes me kancerin e stomakut.
Por, kanceri i gjoksit dhe zorrës së trashë mbetet akoma më i shpeshti që shkaktohet nga ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!