LAJMI I FUNDIT:

Si ta fitoni inovacionin HELLO nga Solaborate në dy hapa të thjeshtë? (Video)

Si ta fitoni inovacionin HELLO nga Solaborate në dy hapa të thjeshtë? (Video)

Solaborate, rrjeti social për profesionistët që është ndërtuar nga shqiptaro-amerikani, Labinot Bytyqi dhe ekipi i tij me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni po vjen me një produkt interesant, të cilin e kanë paralajmëruar për një kohë tashmë.

Produkti i tyre më i ri quhet HELLO, dhe kjo pajisje e transformon çdo televizor në një pajisje me të cilën mund të komunikohet në çdo platformë me të cilën komunikojmë ne sot, çoftë ajo mobile apo e bazuar në desktop.


HELLO kombinon softuerin unik të Solaborate me harduerin për të tejkaluar çdo pengesë të mundshme të komunikimit me bashkëpunëtorët, miqtë, familjen kudo nëpër botë.

Dhe pak ditë para lansimit global që Solaborate do ta bëjë për HELLO, kompania ka publikuar një mini-lojë shpërblyese, me të cilën do t’i shpërblejë tre njerëz me nga një njësi të HELLO.

Pjesëmarrja në këtë lojë është shumë e thjeshtë, përkatësisht bëhet vetëm me dy hapa. Së pari ju duhet të regjistroheni me email në faqe, e më pas ta shpërndani postimin për HELLO në Facebook, Twitter ose Solaborate.

Vetëm kaq kërkohet që ju ta fitoni një HELLO, dhe më pas të komunikoni pa limit me këdo, në çdo cep të botës. Lidhja e HELLO me televizorin tuaj është shumë e thjeshtë dhe pa asnjë pagesë të vetme.

Introducing HELLO – The World’s First All-in-One Communication…

We're giving away three of our voice-controlled smart-devices for video conferencing, wireless screen sharing, live broadcasting, security surveillance, and more.Click here to sign up for a chance to win a HELLO device! http://bit.ly/HELLOgiveaway

Posted by HELLO Solaborate on Montag, 18. Juli 2016