LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Të respektohet marrëveshja

Poposki: Të respektohet marrëveshja

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot deklaroi se marrëveshja e arritur dje midis partive është e rëndësishme të respektohet, pasi që është kyçe për politikën e jashtme të Maqedonisë dhe do të thotë rekomandim pozitiv nga BE-ja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pësuam dëm shumë të madh nga kriza politike në periudhën e kaluar dhe mendoj se çdo hap drejt uljes së pasigurisë dhe ndonjë mundësi më e madhe për atë se kur mund të mbajmë zgjedhje është çështje pozitive për Republikën e Maqedonisë”, vlerëson Poposki.

Sipas tij, tani është e rëndësishme që ajo që është dakorduar të respektohet, që është kyçe për politikën e jashtme të Maqedonisë dhe rekomandim pozitiv nga BE-ja.


“Nga ana tjetër duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk kemi problem me njerëz të cilët kanë problem të dakordohen, problemi më shumë është që ta ruajnë atë që janë dakorduar. Është sinjal pozitiv lidhur me BE-në, pasi që presim raport për progres në tetor, ndërsa pa marrëveshje për zgjedhje me siguri ky raport do të ishte shumë më negativ. Ne bëjmë gjithçka që mundemi që rekomandimi të mbetet”, tha Poposki.

Theksoi se marrëveshja nuk është e mjaftueshme për rekomandimin, por është e rëndësishme ajo të zbatohet në praktikë.  /Telegrafi/

Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)
Lexo po ashtu Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)

Në trend Lajme

Më shumë
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Vrasja e Liridona Ademajt, arrijnë në gjykatë të akuzuarit

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kalo në kategori