Viteve të fundit, operatorët e telefonisë mobile kanë mundësuar që internetin në mobil, atë 3G dhe 4G ta përdorim edhe kur jemi jashtë vendit, për punë ose pushime.
Sidomos tani me fillimin e pushimeve verore, operatorët tanë mobil kanë filluar me promovimin e ofertave dhe pakove që ofrojnë minuta, SMS dhe megabajt të cilët vlejnë edhe jashtë Kosovës, ose drejt vendeve në të cilat kosovarët zakonisht i bëjnë pushimet e tyre verore sikurse Shqipëria, Mali i Zi, Turqia apo edhe Maqedonia.
Këto oferta kanë bërë që ne të guxojmë ta lëshojmë internetin në telefonat tanë edhe kur gjendemi jashtë kufijve Kosovës, për të shkuar në ndonjërin prej këtyre vendeve të rajonit e më gjerë dhe natyrisht, ta mbajmë telefonin tonë me qasje gjatë gjithë kohës për komunikim dhe shfletim të internetit.
Në shumicën e rasteve operatorët tanë kanë dizajnuar pako ditore, javore dhe mujore të internetit në mobil. Disa nga hapat që duhet të bëni pasi ta përzgjedhni pakon tuaj të internetit në mobil kur jeni jashtë vendit, janë këta:
1. Kur gjendeni jashtë kufirit të Kosovës dhe më nuk keni sinjal nga operatori juaj vendor, ju duhet ta bëni përzgjedhjen manuale të operatorit me të cilin dëshironi të lidheni, dhe me të cilin operatori juaj ka marrëveshje.
2. Pas kyqjes dhe sinjalit që e merrni nga operatori që e keni zgjedhur për shërbime në roaming, ju duhet të shkoni në Settings të telefonit, ta zgjedhni opsionin Cellular Data dhe ta shtypni butonin ON, për ta lëshuar internetin në mobil.
3. Por e keni edhe një hap para se të keni qasje për shfletim të internetit në mobil jashtë vendit. Ju duhet që tek Cellular Data Options ta shtypni edhe butonin Data Roaming për ta bërë ON, në mënyrë që të lejoni lidhjen me internetin në mobil jashtë vendit, me operatorin partner.
Megjithatë, bëni kujdes të mos e lini opsionin automatik të zgjedhjes së operatorit, sepse nëse e zgjedhni operatorin me të cilin operatori juaj nuk ka marrëveshje, atëherë ju shpenzoheni jashtë pakos dhe ngarkoheni me fatura të larta.
Kur të lidheni dhe të filloni me përdorimin e internetit, kohë pas kohe kontrolloni bilancin e llogarisë, për t’u siguruar që nuk ju ka skaduar pakoja, që të mos ngarkoheni me pagesa shtesë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konkurrenti francez i Starlink pa aksionet e tij të trefishohen në vlerë pasi Trump ndaloi ndihmën për Ukrainën

Provinca kanadeze, Ontario shkëput kontratën me Starlink: Ne duhet të sigurohemi që Amerika të ndjejë dhimbjen

Çmontohet iPhone 16e, ja çfarë ka brenda

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

YouTube së shpejti mund të duket krejtësisht ndryshe

Apple prezanton laptopin e ri MacBook Air - mësoni specifikat e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi