LAJMI I FUNDIT:

Maleski: Nuk ka dalje nga kriza pa sanksione ndaj politikanëve të korruptuar!

Maleski: Nuk ka dalje nga kriza pa sanksione ndaj politikanëve të korruptuar!

Kanë filluar reagimet për bisedimet dhe për marrëveshjen e arritur nga OBRM-PDUKM, LSDM, BDI e PDSH. Këtë herë ka folur Denko Malesi, profesor universitar, i cili ka thënë se nuk ka dalje nga kriza pa sanksione ndaj politikanëve të korruptuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pavarësisht se palët janë pajtuar, shteti nuk do të del nga kriza politike deri sa nuk ka përgjegjësi për abuzimet që kanë kryer zyrtarët e lartë të partisë në pushtet, tha profesori Denko Maleski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Fakt është se nuk mundet shumë kohë shteti të mbahet në gjendje harrese dhe prej këtu është e nevojshme të konstatohet Qeveri legjitime që do të jetë kompetente për të udhëhequr politikën e brendshme dhe ndërkombëtare. Por fakt është se në kuptimin e shoqërisë, vendi ynë nuk do të del nga kriza duke mos sqaruar pretendimet e keqpërdorimit të rëndë nga njerëzit më të lartë të partisë në pushtet. Duke e ditur se dikush shumë, përfitoi shumë personalisht, moralisht e shkatërroi shoqërinë dhe praktikisht krijoi që armatë cinistësh, ku me cinizëm i shohin deklaratat e politikanëve, njerëzit e shkencës, ekonomisë’, tha Maleski.


Nëse Kryeministri i deritanishëm, tha ai, flet për përqindjet dhe ryshfetin, dhe kjo mbetet e paqartë dhe ende qëndrojnë qëllime për pjesëmarrje në zgjedhje, kjo sigurisht nuk është një mënyrë serioze për dalje nga kriza.

‘Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë deri në zgjedhje, edhe pse nuk pres shumë, sepse nuk pashë vetëdije në mesin e politikanëve për të krijuar një shoqëri të përgjegjshme, sundimit të ligjit, nuk shoh një vullnet të tillë’, thotë Maleski.

Kriza, tha ai, do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve eventuale, në qoftë se para zgjedhjeve nuk vërtetohet e vërteta. /Telegrafi/

Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)
Lexo po ashtu Zyrtare: Ja se çfarë “fitojnë” shqiptarët nga marrëveshja e re (Dokument)

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kalo në kategori