Siç kanë bërë të ditur mediat në Maqedoni, kryetari i Kongresit botëror maqedonas, Todor Petrov ka thënë se për një kohë të shkurtër do të vazhdojnë punimet për vendosjen e kryqit në hyrje të Butelit, edhe pse disa muaj më parë kishte reagime të shumta si dhe u organizuan protesta kundër vendosjes së kryqit 55 metrash, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Vendimi ekziston në organet kompetente dhe sipas ligjit mendojmë se në një afat të shkurtër do të, realizohet, shpresojmë që kur do plotësohen kushtet do të fillojnë punimet e mbetura”, ka thënë Petrov.
Por ai ka hezituar të komentojë projektin tjetër të paralajmëruar për vendosjen e përmendores së rilindësit shqiptar Fan Noli, të cilin ai e kishte paralajmëruar më herët si një simbol pajtimi.
“Kongresi Botëror Maqedonas merr iniciativë për ndërtim të përmendores të Fan Noli, themelues i kishës ortodokse maqedonase të vitit 1924 në kufirin mes komunave Çair dhe Butel, si shenjë e dorës së shtrirë për bashkëjetesë në të dy komunat”, kishte thënë para do kohësh Petrov.
Përndryshe “Kryqi në Butel” është në procedurë në gjykatën Kushtetuese, pas iniciativës së dorëzuar nga kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Komunës së Butelit.
Gjykata kushtetuese akoma nuk e ka vendosur këtë çështje në rend dite, por ka paralajmëruar se për këtë iniciativë do të diskutojnë pas pushimeve verore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025