Laburisti William Hague, ish Sekretar i Jashtëm Britanik, i ka dërguar një letër të gjatë, pasardhësit të tij në këtë detyre, konservatorit Boris Johnson, i cili ditë më parë mori këtë post.
Në letrën që fillon me “I dashur Boris”, Hague, publikisht i radhit disa këshilla kolegut të tij, të cilit i rikujton se ka marrë këtë post, duke pasur kështu vendin e punës ndër më atraktivët në botë.
Me kujdesin prej diplomati kur i shkruan se: “e di që ju keni mjaft njohuri“, Hague megjithatë shpreson se Johnsonit nuk do t’i mbetet hatri nëse ia jep disa këshilla.
Hague i rikujton Johnosonit se ka marrë këtë detyrë në situatë shumë të rëndë, sidomos pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja, për veprim të cilin ia bën edhe një herë me dije se nuk pajtohet me të.
Megjithatë, Hague i thotë se dëshiron që ai ta bëjë punën mirë. “Kryeministrja jonë u tregua e zgjuar kur të emëroi në këtë detyrë dhe kjo për shumë arsye. Por njëra prej tyre është se ju mund ta bëni mirë atë”.
Prandaj si paraardhës në këtë post, Hague i jep 10 këshilla për të cilat shkruan se mund t’i thotë edhe publikisht.
Letrën e tij, Hague e ka publikuar në gazetën londineze The Telegraph. Lajmi.net i sjell në vazhdim këto 10 këshilla të William Hague për Boris Johnsonin, të përkthyera në formë të përmbledhur.
1-Shndërrojeni avantazhin e pazakonshëm që keni duke qenë shumë i nënvlerësuar dhe shumë i njohur në të njëjtën kohë. Kjo pasi detyra që keni është shumë më shumë sesa vetëm dalja nga BREXIT-i.
2-Shfrytëzoni udhëtimet për të treguar se ne mbajmë dhe forcojmë miqësitë e vjetra e të reja. Nga viti 2010 kemi ngritur marrëdhëniet me vende si Australia, Kanadaja e Zelanda e Re në nivelin e duhur pas vizitave që ministrat laburistë u kanë bërë këtyre vendeve. Vizito vendet në Azinë Juglindore, Amerikën Latine e Afrikë për të treguar se Britania është më shumë globale e jo më pak.
3- Kundërshtoje idenë se ndikimi i Britanisë në botë, do të tkurret pasi fuqitë e reja merren me të fortët. Ne duhet të përdorim karrigen tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me vetëbesim dhe të mos lejojmë të bëhen gabime mbi Irakun për të vepruar më vonë.
4- Fokusohu në politikë bërjen në Turqi dhe Lindjen e Mesme, një prej linjave kryesore të prishjes në çështjet ndërkombëtare.
5-Dëshmo pikën tënde se Evropa nuk është e njëjtë sikurse BE-ja duke shtyrë nisma në Juglindje të kontinentit. Një zgjidhje e çështjes së Qipros do të jetë një shtytje e madhe për stabilitetin në Mesdhe, dhe ne kemi një rol kyç si fuqi garantuese. Dhe prania dhe ndikimi i Britanisë së Madhe në Ballkanin perëndimor është jetike për të parandaluar atë që të rrëshqasë prapa në konfrontim. Në këto çështje, kolegët tuaj evropianë do të vlerësojnë ndihmën tuaj, megjithatë skeptikë në lidhje me ju, duken disa që prej fillimit tuaj.
6- Arrini një ekuilibër të kujdesshëm në linjën tjetër të fajeve të mëdha – atë të Azi -Paqësorit. Ishte e drejtë për të vënë marrëdhëniet me Kinën në një pozitë shumë më të mirë, por ne duhet gjithmonë të jemi të sigurt se kjo nuk është në kurriz të miqësisë sonë të gjatë me vende si Japonia dhe Filipinet.
7- Duke folur për Amerikën, duhet shkruar atje sa më shpejtë për të shpjeguar se çfarë do të ndryshojë dhe çfarë nuk do të ndryshojë me Brexit. Duke qenë një aleat i fortë, me një buxhet të madh për zhvillim, një ushtri të dislokueshme, një pengesë për prodhim të armëve bërthamore, me fuqi të madhe dhe të butë dhe një qendër globale e krijimtarisë që nuk ndryshon, kështu që amerikanët duhet të na vënë në frontin e tyre të shumë diskutimeve për tregti.
8-Përdor mundësit e mëdha dhe lidhjet e Britanisë së Madhe për të filluar iniciativa në zbatimin e kushteve humanitare. Na vendos ne në ballë të frontit global të përpjekjeve për të luftuar skllavërinë moderne, parandalimin e dhunës seksuale në konflikte, dhe për të ndalur rritjen rekord të numrit të refugjatëve .
9- Bëhuni ai që e bën të mundur që një ekip i rivalëve të funksionojë , në interes të vendit . Ju dhe shokët tuaj nga fushata e braktisjes së BE-së, David Davis dhe Liam Fox , tani janë përgjegjës për detajet e largimit dhe të marrëdhënieve të reja . këmbëngul në qartësi se kush çfarë bën dhe se të gjithë ministrat të thonë me saktësi të njëjtën gjë .
10- Ndërto Zyrën e Jashtme në një nga institucionet më të mëdha të politikës së jashtme të të menduarit në botë. Siç e keni parë tashmë, ajo ka shumë njerëz të shkëlqyer në radhët e saj. Ata i përgjigjen një Sekretari të Jashtëm që e di atë që dëshiron dhe kërkon që ata të kryejnë. Unë e kam rihapur shkollën e gjuhëve FCO të cilën paraardhësit tanë e patën mbyllur edhe pse isha vonë për të shpëtuar bibliotekën. E planifikova Akademinë Diplomatike, e cila u mbështet dhe hap nga Philip Hammond. Tani ajo duhet të lidhet me të menduarit dhe të mësuarit e aleatëve tanë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, nxirren 40 trupa të pajetë nga lumi
Suedia me paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Fytyra e Trumpit në malin e famshëm Rushmore
Izraeli pretendon se Irani po kontrabandon valixhe plot me para për Hezbollahun përmes aeroportit të Bejrutit
Gjenden kutitë e zeza pas përplasjes së aeroplanit dhe helikopterit në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?