LAJMI I FUNDIT:

Nuk mund të mbyllen shkollat e Gylenit në Kosovë (Video)

Nuk mund të mbyllen shkollat e Gylenit në Kosovë (Video)

Në Kosovë dhe Shqipëri, Lëvizja Gülen ka ndërtuar një rrjet shkollash nga cikli i ulet, Kolegjet Turke, deri në të lartin, si Universitete, të cilat operohen nga Turgut Özal Education Company dhe Fondacioni Arsimor Gulistan.

Bëhet fjalë për rrjetin e shkollave që i financon Fethullah Gulen, i kërkuar nga Ankaraja zyrtare për ekstradim nga SHBA-ja, pasi që akuzohet si shtytësi kryesor i puçit ushtarak në Turqi.

Djali i presidentit Thaçi ndjek shkollën e Gylenit
Lexo po ashtu Djali i presidentit Thaçi ndjek shkollën e Gylenit

Pas kësaj, në Somali ka ardhur deri tek pezullimi i punës në një shkollë e cila kishte lidhje me grupin që tentoi grusht shtet në Turqi të premten, kështu duke i dhënë stafit të saj një javë për tu larguar nga vendi.


Ky veprim është bërë me kërkesë të Qeverisë Turke.

Por, institucionet e Kosovës nuk tregojnë nëse një kërkesë e tillë i ka ardhur edhe Kosovës nga ana e ekzekutivit turk.

Në Zyrën e Kryeministrit nuk përgjigjen duke drejtuar gishtin kah Ministria e Arsimit, por ministri, Arsim Bajrami nuk i është përgjigjur interesimit të TribunaChannel për të ditur rreth mundësisë së ndërhyrjes në sistemin arsimor të Kosovës.

Sipas njohësit të rrethanave arsimore në Kosovë, Dukagjin Pupovci, ka shkolla që janë të inspiruara nga mësimet e Fethullah Gylenit, ashtu siç ka edhe shkolla që identifikohen me sekte dhe religjione të ndryshme. Këto janë shkolla private dhe njerëzit i dërgojnë fëmijët në to me dëshirë, edhe pse kanë zgjedhje të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori