LAJMI I FUNDIT:

Kontrolli i brendshëm i MPB e mohon incidentin me sigurimin e Gruevskit

Kontrolli i brendshëm i MPB e mohon incidentin me sigurimin e Gruevskit

Sigurimi personal i ish kryeministrit Gruevski nuk ka hyrë në oborrin e TV21 dhe nuk i ka kërkuar gazetarit Kristian Landov ti fshijë xhirimet nga telefoni celular. Kjo është theksuar mes tjerash në përgjigjen e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të MPB, ndaj kërkesës së ShGM që të ndërmerret procedurë disiplinore kundër dy pjesëtarëve të sigurimit të Gruevskit, të cilët më 17 qershor të këtij viti pa urdhëresë u futën në hapësirat e televizionit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“MPB në shkresën e shkurtë deri te ShGM na ka njoftuar se kanë bërë kontroll, por gjatë kësaj nuk kanë arritur të sigurojnë dëshmi me të cilat do të vërtetohen pretendimet që sigurimi i Gruevskit ka hyrë në oborrin e TV21, dhe i ka kërkuar gazetarit ti fshijë nga telefoni celular xhirimet me ish kryeministrin duke kaluar rrugën “Maqedonia”. Veç kësaj MPB e ka njoftuar Prokurorinë themelore publike për gjendjen e konstatuar. Me këtë policia i bën me dije prokurorisë të mos ndërmerr asnjë procedurë ndaj pjesëtarëve të saj  sepse një incident i tillë nuk ka ndodhur, edhe pse kamerat e sigurisë qartë e kanë regjistruar tërë ngjarjen“, qëndron në njoftimin e ShGM.

Ata thonë se ShGM ndërhyrjen e kanë vlerësuar si „sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së mediave sepse policia nuk ka të drejtë ti ndalojë gazetarët në hapësira publike ta xhirojnë ish kryeministrin ose liderin e partisë në pushtet“/Telegrafi/.