LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në Nice, zbulohet kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Francë

Sulmi në Nice, zbulohet kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Francë

Dy shqiptarë përfunduan në pranga të policisë franceze pasi dyshohet se ishin bashkëpunëtorë të personit që kreu masakrën në Nice, duke lënë pas 84 të vdekur.

Sipas faqes në anglisht, Albaniannews, shqiptarët e arrestuar janë Artan Henaj, lindur në vitin 1978 në Fier si dhe Enkelejda Zace, lindur në vitin 1974 në Elbasan.


Zaçe, një qytetare franceze është e martuar me Henajn, celebrim i cili është kryer në Francë.

Çifti dyshohet se i ka shitur pistoletën autorit të ngjarjes Mohamed Lahouajej Bouhlel.