Të paktën 290 persona janë vrarë dhe më shumë se 1.400 tjerë janë plagosur, në përleshjet e armatosura në Ankara dhe Stamboll.
Ushtria turke është përpjekur të marrë pushtetin, dhe të rrëzojë presidentin Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.
Në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë, janë zhvilluar luftëra të vërteta mes ushtrisë dhe policisë të përkrahur nga një numër i qytetarëve, që ishin kundër puçit që po tentohej të zhvillohej.
Por puçistët shumë shpejt janë mposhtur, derisa tash e tre ditë mijëra qytetarë kanë dalë rrugëve të qyteteve turk pas thirrjes së presidentit turk në “mbrojtje të demokracisë”.
Në kuadër të hetimit rreth tentimit të dështuar ushtarak të grusht shtetit, deri më tani janë arrestuar 6.000 persona, në mesin e të cilëve dikur bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit turk.
Erdogan ka përmendur mbrëmë edhe mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje, pasi që zyrtarisht ishte hequr në vitin 2004, si kusht për kandidaturë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por e gjithë bota është duke e vëzhguar me vëmendje situatën në Turqi.
Çfarë dihet deri më tani:
Një pjesë e ushtrisë ka tentuar të rrëzojë qeverinë turke
Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është kthyer në Turqi dhe ka deklaruar se puçi ka dështuar
Në përleshje të armatosura kanë humbur jetën të paktën 290 persona, kurse janë plagosur më shumë se 1.400.
Qeveria akuzon klerikun mysliman në mërgim Fetullah Gulen, se qëndron prapa grusht shtetit
Gulen ka mohuar kategorikisht zërat se është i përfshirë në puç
Tetë ushtarë kanë ikur në Greqi
Njëri nga udhëheqësit e puçit, është ish-komandanti i forcave ajrore
Presidenti turk ka kërkuar ekstradimin e Fetullah Gulen
Gulen ka deklaruar se do t’i përgjigjet kërkesës së ekstradimit, dhe se Erdogan qëndron prapa grusht shtetit të organizuar
Populli është duke kërkuar që organizatorët e puçit të dënohen me vdekje
Qeveria turke ka bërë të ditur se numri i të arrestuarve ka shkuar në 6.000, dhe se ky numër pritet të rritet
Në mesin e të arrestuarve eshte edhe ndihmësi ushtarak i Erdoganit
NATO sërish ka hapur bazën ushtarake Incirlik
Mogherini: Turqia të ruaj shtetit ligjor
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka paralajmëruar sot qeverinë turke që të mos ndërmerr hapa që do të rrezikonin rendin kushtetues, pas përpjekjes së dështuar për një grusht shtet.
“Të parët kemi thënë në natën tragjike, se institucionet legjitime duhet të mbrohen. Sot prapë e themi se sundimi i ligjit duhet të ruhet në atë vend”, ka deklaruar Mogherini para gazetarëve gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, ku merr pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, raporton Reuters.
Aeroplani i Erdoganit ishte cak i aeroplanëve të puçistëve
Lideri turk është kthyer në Stamboll nga Marmara, ku kishte shkuar për pushime, kur të premten puçistët u përpoqën të kryejnë grusht shtet, duke bllokuar urën Bosfor në Stamboll, dhe duke “pushtuar” aeroportin dhe duke dërguar tanke pranë parlamentit turk në Ankara, transmeton Telegrafi.
“Aeroplani i Erdoganit ka qenë cak i të paktën dy aeroplanëve luftarakë të tipit F-16, derisa ai ishte duke fluturuar rrugës për në Stamboll. Aeroplani me të cilin Erdogan ishte duke udhëtuar, ka qenë nën përcjellje të dy aeroplanëve luftarakë F-16. Por pse puçistët nuk kishin qëlluar mbetet “mister”, ka deklaruar ish-oficeri ushtarak i mirinformuar për incidentin.
Hahn: Qeveria turke kishte përgatitur më herët listën e shkarkimeve të zyrtarëve
“Lista e gjyqtarëve të shkarkuar si të dyshuar për pjesëmarrje në komplot kundër qeverisë turke, pas përpjekjes së dështuar të grusht shtetit, është një shenjë se qeveria turke ka përgatitur më parë listën e të shkarkuarve”, ka deklaruar komisionari i BE-së për negociata për zgjerim Johannes Hahn.
Gazetari i CNN Turk: Janë zhdukur 42 helikopterë ushtarakë
Të paktën 42 helikopterë ushtarakë të Turqisë janë “zhdukur”, gjatë përpjekjes së dështuar për grusht shtet, thotë gazetari i televizionit CNN Turk. Gazetari i këtij televizioni Serdar Tuncer ka shkruar në Twitter, se lista e pajisjeve ushtarake e përpiluar pas tentimit të dështuar të grusht shtetit, thotë se mungojnë 42 helikopterë, duke nxitur kështu frikën se mund të vijë deri tek një përpjekje tjetër për të rrëzuar kryeministrin turk Recep Tayyip Erdogan.
Sauditët arrestojnë atasheun turk që kishte ikur në Gjermani
Atasheu ushtarak i Turqisë në Kuvajt, është arrestuar në një nga aeroportet në Arabinë Saudite në një përpjekje për të arritur në Evropë, raporton televizioni “Al-Arabia”. Raportohet se Ankaraja zyrtare, ka futur këtë diplomat ushtarak në listën e personave të kërkuar për përfshirje në organizim të grusht shtetit. Ai është arrestuar në aeroportin “Al Dammam” në lindje të Arabisë Saudite, derisa po bëhet gati të fluturojë me aeroplan për në qytetin gjerman Dusseldorf, transmeton Telegrafi.
Kurz: Rikthimi i dënimit me vdekje i papranueshëm!
Ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se do të ishte e papranueshëm që Turqia të rikthej dënimin me vdekje, pas dështimit të përpjekjes për një grusht shtet.
“Futja e dënimit me vdekjes është absolutisht i papranueshëm”, ka deklaruar Kutz në një intervistë për të përditshmen austriake “Courier”.
Ai ka shtuar se nuk guxon të ketë pastrime arbitrare ose sanksione penale jashtë sistemit të sundimit të ligjit dhe drejtësisë.
Presidenti turk Erdogan, ka deklaruar dje se është e nevojshme që menjëherë të rikthehet dënimi me vdekjes. Turqia kishte hequr dënimin me vdekje në vitin 2004.
Njësitet speciale patrullojnë nëpër rrugët e Stambollit
Në Stamboll kanë mbërritur 1.8000 pjesë të forcave speciale të policisë, të cilët janë pozicionuar në vende kyçe dhe vazhdimisht patrullojnë në rrugët e qytetit. Shefi i policisë në Stamboll, Mustafa Caliskan ka urdhëruar rrëzimin e çdo helikopteri që shfaqet në qiell pa ndonjë paralajmërim.
Erdogan urdhëron patrullimin me aeroplanë luftarakë në hapësirën ajrore të Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka urdhëruar që aeroplanët luftarakë të forcave ajrore të patrullojnë hapësirën ajrore të Turqisë, raporton agjencia e lajmeve Anatolia.
Raportohet se qëllimi i patrullimit me aeroplanë luftarakë është se qeveria e këtij vendi është duke punuar shumë që të ofroj siguri dhe kontroll mbi hapësirën ajrore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles