Ministria e Arsimit do të provojë edhe sivjet t’i dërgojë librat e shkollimit obligativ për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, megjithëse vitin e kaluar një gjë e tillë ishte ndaluar nga autoritetet serbe.
Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë për KosovaPress se librat të cilët nuk ishin lejuar të hyjnë në shtetin serb, janë duke u ruajtur në qytetin e Gjilanit dhe të njëjtit do të dërgohen prapë në destinacionin e paraparë.
“Përkundër vullnetit shumë të mirë të MASHT-it që këto tekste të dërgohen në destinacion, atje ku janë të nevojshme dhe atje në rrugë ligjore, jo të kontrabandohen siç ka ndodhë, por të dërgohen me procedura ligjore, qeveria serbe ka qenë përsëri në pozicione të vjetra. Kjo do me thënë akoma në pozicione të vazhdimit të diskriminimit ekstrem të nxënësve tanë dhe përkundër përpjekjeve tona maksimale dhe ndërkombëtare. Por edhe përkundër disa takimeve në Bruksel, ato tekste nuk kanë mund të shkojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë por ato tektë tani janë duke u ruajtur në komunën e Gjilanit, në DKA dhe janë tekste të destinuara për Luginën e Preshevës dhe do të provojmë që sivjet ato tekste të shkojnë në destinacion. Jemi duke biseduar edhe me partnerët ndërkombëtarë që të shtrojnë një trysni që nëse nuk kanë mundur vitin e kaluar për shkak të qëndrimit nacionalist dhe diskriminues atëherë sivjet ato tekste të shkojnë në destinacion dhe nxënësit tanë atje të kenë libra të përshtatshme”, ka deklaruar Bajrami.
Ministri e ka përmendur se si kundërpërgjigje e kësaj MASHT, menjëherë kishte marrë masa të reciprocitetit, por e ka pranuar se librat që hyjnë nga Serbia në mënyrë ilegale nuk kanë mundur të ndalohen tërësisht asnjëherë.
“E keni përcjellë me kohë vendimin tim si ministër për vendosjen e reciprocitetit për vendosjen menjëherë, tri ditë pasi që janë bllokuar tekstet tona. Një vendim që i është dërguar doganave dhe policisë së Kosovës dhe kemi kërkuar që asnjë tekst i qeverisë serbe mos të hyjë pa lejen e qeverisë. Ne e kemi kryer punën tonë por ne nuk jemi polici dhe prokurori për ta bërë këtë ndjekje, jemi të kënaqur që në shumicën absolute ky reciprocitet është respektuar dhe në qoftë se ka pasur shkelje atëherë duhet të adresohet përgjegjësia, reciprociteti vazhdon të jetë në fuqi dhe ne kërkojmë që të respektohet në mënyrë që të përdoret si një trysni ndaj qeverisë serbe që të lejoj tekstet për luginën e Preshevës në mënyrë që të lejohet edhe furnizimi i papenguar i teksteve të qeverisë serbe për nxënësit serb në Kosovë”, është shprehur ministri.
Megjithatë, i pyetur nëse shkollat të cilat punojnë me planprogram të Serbisë në Kosovë mund të mbyllen, ministri Bajrami ka thënë se nuk mendon se mbyllja e institucioneve arsimore është zgjidhje.
Ai ka shtuar se si ministër është i interesuar që nxënësit e komunitetit serb të integrohen në sistemin e shkollimit në vendin tonë, mirëpo ka shtuar se ky komunitet duhet të heqë dorë nga secili veprim paralel që mund ta merr.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar i kishte nisur për shkollat shqipe të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës rreth 100 mijë kopje të librave shqip për nxënësit e shkollimit fillor, mirëpo të njëjtat ishin kthyer në kufi të Serbisë duke mos u lejuar të arrijnë në destinacionin e caktuar.
Kohë më parë shteti i Kosovës kishte negociuar në Bruksel për të drejtën e shkollimit të qytetarëve në gjuhën amtare të të dyja shteteve, si dhe pranimin e diplomave në mënyrë reciproke.
Pas këtij veprimi, MASHT kishte ngritur masa reciprociteti me Serbinë duke mos e lejuar asnjë libër të hyjë përmes kufirit Kosovë-Serbi./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-kosoves-1-768x432-1-696x392-1-380x233.jpg)
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar
![Deputetët dorëzojnë interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Kuvend_16_12-780x470-1-380x233.png)
Deputetët dorëzojnë interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni
![Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-2-380x233.jpg)
Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Paraburgim-780x439.jpg)
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
![Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/karen-pierce-780x439.jpg)
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
![Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-Osmani9-780x439.jpg)
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër