Turqia e mënjanoi kaosin pas dështimit të puçit ushtarak, por me numër të lartë viktimash. Situata është vënë nën kontroll, ka thënë kryeministri turk, Binali Yildirim. Erdogan paralajmëron kundërpërgjigje të fortë.
Përpjekja për puç ushtarak në Turqi nga disa qarqe të ushtrisë natën e së shtunës (16.07) ka dështuar. Qeveria turke e ka marrë plotësisht situatën nën kontroll. ” Komandantët tanë kanë kontrollin”, ka thënë kryeministri truk, Binali Yildirim të shtunën në Ankara, raporton DW.
Por Turqia e ka paguar këtë me numër të lartë viktimash. Sipas kryeministrit turk, Yildirim, numri i të vrarëve është rritur në 265 vetë. 161 të vdekur ka pasur nga forcat e sigurisë, besnike të qeverisë. 104 puçistë janë vrarë. 1140 vetë janë plagosur dhe rreth 3000 ushtarë e oficerë të lartë janë arrestuar.
Kryeministri turk, Yildirim e ka cilësuar puçin si “njollë turpi” për demokracinë turke. Kombi u ka dhënë përgjigjen e duhur terroristëve, ka thënë ai. Presidenti turk Erdogan, i cili bëri thirrje njerëzve të dilnin në rrugë, ka akuzuar kreun e lëvizjes, Gylen, predikuesin, Fetullah Gylen për puçin, por ky i fundit e ka mohuar atë. Erdogan akuzoi puçistët “për tradhti të lartë ndaj atdheut” dhe ka paralajmëruar goditje të fortë. Në një sms dërguar turqve, ai shkruan që ata të qëndrojnë për demokraci dhe paqe. Sipas mesazhit, njerëzit duhet të qëndrojnë në rrugë për t’i dalë kundër një “kaste të vogël”. Kryeministri turk, Binali Yildirim thirri të shtunën, parlamentin turk në një seancë të jashtëzakonshme.
Ndryshim i ushtrisë
“Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk. Ushtria do të ndryshojë radikalisht, ka paralajmëruar ai. Yildirim ka bërë fjalë për “struktura paralele” tek forcat ushtarake, të cilat kanë bërë përpjekje për marrjen e pushtetit. Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu.
Ushtria turke me 640.000 ushtarët e saj konsiderohet një nga ushtritë më të mëdha në botë. Brenda vendit ushtarakët e shohin veten si mbrojtës të kushtetutës. Nga viti 1960 ushtria ka ndërmarrë tre puçe ushtarake, kur sipas saj ka qenë e rrezikuar ndarja e fesë nga shteti.
Njerëzit bllokuan tanket
Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë natën e së shtunës tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur vetë në tanke për t’i penguar ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll në afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë të shtunën se si dorëzoheshin në Urën e Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare, po ashtu në afërsi të pallatit presidencial avionë luftarakë hodhën bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.
Erdogan nuk e ka vlerësuar si duhet ushtrinë
E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën (16.07) kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë”.
“]
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles