LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët kthejnë nën kontroll TRT-në, rrëfehet prezantuesja që lexoi deklaratën

Qytetarët kthejnë nën kontroll TRT-në, rrëfehet prezantuesja që lexoi deklaratën
Momenti kur Ushtria merr në kontroll televizionin shtetëror turk (Video)
Lexo po ashtu Momenti kur Ushtria merr në kontroll televizionin shtetëror turk (Video)

Qytetarët marrin në kontroll televizionin turk, TRT, që ishte ndër institucionet e para që u mor nën kontrollin e grupit të ushtrisë turke që tentoi të bëjë grusht shtet në Turqi.

Ushtarët që po qëndronin aty janë nxjerr jashtë nga qytetarët e janë arrestuar nga policia.

Prezantuesja e cila u detyrua ta lexojë deklaratën e puçistëve i është drejtuar sërish popullit.


Ajo ka thënë se deklaratën e ka lexuar nën kërcënimin e armëve.

“Na kanë shtri në toke, ku na kanë thënë që mos të flasim. Nuk e dinim nëse do të shpëtonim. Ushtarët na thoshin se do të ndryshojë gjithçka. Më detyruan të lexoj një tekst. Ata e lexova disa herë – tetë dhe nëntë here. Megjithëse nuk mundja të lexoja, ata më thënë të vazhdoja. Mu terën buzët dhe u kërkova ujë, e nuk më lejuan që të freskohem”, ka thënë Tijen Karas.

Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth grushtshtetit në Turqi