LAJMI I FUNDIT:

Artisti sirian që gjësendet e luftës i kthen në vepra arti (Video)

Artisti sirian që gjësendet e luftës i kthen në vepra arti (Video)

Një artist nga Siria, mbledh dhe pastron gjësende të ndryshme të luftës, e më pas i vizaton dhe i lyen për t’i kthyer në vepra arti.

Akram Abo Alfonz, që jeton në qytetin e rrethuar të Dumas, kalon kohën duke punuar në këtë lloj projekti që e ka quajtur ‘Ngjyrosjet e Vdekjes”, transmeton Telegrafi.


Para se të fillonte lufta, Alfonz ka punuar në qelq, por pasi gjithçka është rrënuar, ai ka zgjedhur këtë mënyrë të pazakontë të artit.

Këto punë ai thotë se i bën në mënyrë që fëmijët e tij të mos frikësohen aq shumë nga bombat.

Me vizatimet që kanë linja të prera dhe ngjyra të shumta, Alfonz dëshiron të tregojë se sirianët janë njerëz të paqes dhe dashurisë. /Telegrafi/