LAJMI I FUNDIT:

Rishikimi i buxhetit sot në Kuvend

Rishikimi i buxhetit sot në Kuvend

Kuvendi i Kosovës sot mbanë seancën e radhës. Pikë e rendit të ditës do të jenë shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit, pritet gjithashtu që të bëhet edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financat e pushtetit lokal, si dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015. /Telegrafi/