Perandori i Japonisë, Akihito, ka njoftuar se do të largohet me dëshirë nga froni, bëri me dije të martën agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.
“Edhe pse nuk ka shprehur ndonjë arsye të veçantë për abdikimin e pritshëm, shëndeti i Perandorit Akihito ka qenë i dobët vitet e fundit dhe ky mund të jetë motivi”, sqaron agjencia në fjalë.
Megjithatë nuk ka ende një datë të caktuar për abdikimin.
Detyrat publike të perandorit janë duke u reduktuar që nga viti 2009, pas disa çështjeve në lidhje me shëndetin, përfshirë inflamacionin e stomakut dhe probleme me stresin.
Ai i është nënshtruar një bajpasi në zemër dhe një operacioni për kancerin e prostatës.
Akihito, lindur më 23 dhjetor 1933, është perandori i 125-të i Japonisë. Ai u kurorëzua më datë 7 janar 1989, pas vdekjes së babait të tij, Hirohito. I renditur në vendin e 20-të në listën e liderëve më jetëgjatë, Akihito është sundimtari i vetëm botëror me titull “Perandor”.
Trashëgimtar i Perandorit Akihito është djali i tij më i madh, 56-vjeçari Naruhito, Princi i Kurorës së Japonisë.
Princi Naruhito ka vetëm një vajzë, Aiko – Princesha Toshi, me gruan e tij Masako, Princeshën e Kurorës së Japonisë, e cila nuk ka të drejtë mbi fronin sipas ligjit aktual të trashëgimisë.
Kjo do të jetë tërheqja e parë nga froni në 200 vitet e kaluara. I fundit që abdikoi ishte Perandori Kokaku, në 1817.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Lufta” e shoferit të një Lamborghini me “shtyllat në rrugë” bëhet hit në internet
Elon Musk zbulon baterinë me 500% më shumë energji - pretendon se do të revolucionarizojë Tesla-n
Classic Recreations ka zbuluar trupin e karbonit të Cobra, i cili peshon vetëm 40 kilogramë
Kia ka njoftuar se kur do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë dhe naftë në Evropë
Anulohet Geneva Motor Show vetëm katër ditë para se të fillojë
Aston Martin Valkyrie më në fund mund të garojë në Le Mans
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!