LAJMI I FUNDIT:

Policia: Nuk ka pasur të shtëna me armë në kufirin me Malin e Zi

Policia: Nuk ka pasur të shtëna me armë në kufirin me Malin e Zi

Raportimet në media se ka pasur të shtëna me armë në fshatin Haxhaj të Rugovës, që gjendet në kufi me Malin e Zi, i ka hedhur poshtë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Në një prononcim për Koha.net, Ibra ka thënë se kanë marrë një telefonatë nga një banor i atjeshëm për të shtëna të mundshme, mirëpo thotë se njësitet policore që kanë dalë në vend të ngjarjes, nuk kanë gjetur shenja të të shtënave.

“Policia e Kosovës rreth orës 17:45 ka marrë një telefonatë se në kufi me Malin e Zi, në fshatin Haxhaj, ka pas të shtëna me armë. Thirrja nuk është bërë nga vendi i ngjarjes, por nga një vend tjetër afër Pejës. Policia së bashku me njësitë kufitare kanë shkuar në vendin ku është pretenduar për të shtëna armësh dhe pas hetimeve nuk kanë gjetur asnjë gjurmë se ka pas diçka të tillë”, ka thënë Ibra për Koha.net.


Ndryshe, mediat sot raportuan se janë dëgjuar të shtëna armësh të kalibrave të ndryshëm në fshatin Haxhaj të Rugovës rreth orës 14:30, ndërsa theksonin se të shtëna janë dëgjuar edhe të dielën në po të njëjtën kohë.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori