LAJMI I FUNDIT:

U mbajt ”Parlamenti i qytetarëve rom” në Prilep

U mbajt ”Parlamenti i qytetarëve rom” në Prilep

Nën organizimin e shoqatës ”Roma S.O.S” nga Prilepi, sot u mbajt sesioni i tretë i të ashtuquajturit ”Parlamenti qytetar rom”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I përbërë nga 40 anëtarë të dalluar të bashkësisë rome të Prilepit, ky parlament i trajton problemet me të cilat ballafaqohen romët, kurse në mbledhjen e sotme u trajtuan problemet që i ka kjo bashkësi, gjatë realizimit të të drejtave të kujdesit shëndetësor, pra mjekimit.

Me këtë rast, Nesime Salioska nga kjo OJQ, tha se romët nuk janë të informuar për të drejtat e tyre, kurse ka probleme në aspketin e mjekimit dhe shërimit në spitale.


Pjesëmarrës në takim ishte edhe ministri pa resor, Nexhdet Mustafa, i cili tha se qendrat për informim të romëve duhet të jenë më aktive dhe t’i informojnë qytetarët rom, për të gjitha të drejtat e tyre./Telegrafi/