LAJMI I FUNDIT:

Carter: 560 trupa amerikane shtesë në Irak

Carter: 560 trupa amerikane shtesë në Irak

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter deklaroi se vendi i tij do të dërgonte 560 trupa shtesë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit të Musulit në Irak.

Në vizitën e tij në Irak, zyrtari i lartë amerikan u takua me krerët më të lartë të vendit.


Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes e Irakut thuhet se Carter është takuar në ambientet e kësaj ministrie me homologun e tij irakian, Halid el-Ubeidi.

Në takim thuhet se janë diskutuar tema të ndryshme si operacioni për shpëtimin e Musulit, marrjen nën kontroll të bazës ushtarake të Kajaras dhe pajisjen me armë të teknologjisë moderne për ushtrinë irakiane.