LAJMI I FUNDIT:

Me projekte binjakëzimi deri në mbikëqyrje më cilësore inspektimi në mjedisin jetësor

Me projekte binjakëzimi deri në mbikëqyrje më cilësore inspektimi në mjedisin jetësor

Projekti ka filluar nga 1 janari i vitit 2015 dhe financohet me mjete nga Bashkimi evropian përmes IPA 1. Buxheti i përgjithshëm ka qenë një milion euro nga të cilët pesë për qind kanë qenë mjete të buxhetit kombëtar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Inspektori shtetëror për mjedis jetësor Darko Blinkov, sot në një konferencë për shtyp ka theksuar se një nga përfitimet është ajo që tani inspektorët kanë vegël softuerike të cilën e përdorin kolegët e tyre nga Evropa, respektivisht vlerësimi i rrezikut apo më saktësisht që nuk ka nevojë të hyhet në industri më tepër herë në vit, dhe sipas tij ky është një ndër përfitimet më të mëdha për industrinë.


Sipas Cezar Seoanez, ekspert nga Bashkimi Evropian për mjedisin jetësor, është bërë përparim i madh nga ana e Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor në pranimin e standardeve evropiane për punë.

“Në projekt marrin pjesë institucione nga Spanja, Holanda dhe nga Maqedonia. Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor nga Maqedonia ka bërë një përparim të madh dhe konsideroj që nevojitet të punohet edhe më tej me qëllim që praktikat e inspektimit të afrohen me ata që përdoren edhe në Bashkimin Evropian, ka thënë Seoanez.

Gjatë zbatimit të projektit janë realizuar tetë inspektime në kapacitete më të mëdha industriale, ndërsa është përpunuar edhe ueb faqja www.sei.gov.mk në të cilën në të ardhmen do të mund të merren më tepër informata për Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor./Telegrafi/