LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Nuland qartësoi gjithçka, debati rreth demarkacionit është artificial dhe i sajuar

Abrashi: Nuland qartësoi gjithçka, debati rreth demarkacionit është artificial dhe i sajuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh edhe zëdhënës i Qeverisë, Arban Abrashi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se përfaqësuesit e opozitës, në pamundësi që të takohen me zyrtarë ndërkombëtarë për shkak të veprimeve të tyre kundër-institucionale, po tentojnë të manipulojnë me opinionin publik,.

“Ata u përpoqën të manipulojnë me qëndrimin afirmativ të Presidentit Obama për demarkacionin të shtatorit 2015 si dhe synuan ta keqinterpretojnë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit të dhjetorit 2015 e cila thotë qartë se kufijtë e përshkruar në vitin 2008 përputhen në hollësi me kufirin e propozuar në vitin 2015”, ka thënë Abrashi, raporton Telegrafi.


Lexojeni të plotë postimin e Abrashit:

Në pamundësi që të takohen me zyrtarë ndërkombëtarë për shkak të veprimeve të tyre kundër-institucionale, përfaqësuesit e opozitës po tentojnë të manipulojnë me opinionin publik.

Ata u përpoqën të manipulojnë me qëndrimin afirmativ të Presidentit Obama për demarkacionin të shtatorit 2015 si dhe synuan ta keqinterpretojnë deklaratën e

Departamentit Amerikan të Shtetit të dhjetorit 2015 e cila thotë qartë se kufijtë e përshkruar në vitin 2008 përputhen në hollësi me kufirin e propozuar në vitin 2015.

Sikur mos t’iu mjaftonin këto deklarata “ekspertëve” opozitarë, dje, Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Nuland e qartësoi përfundimisht për të gjithë se debati rreth demarkacionit është artificial dhe i sajuar! “Ne jemi mbështetës të fuqishëm të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi sepse kjo është çështje e sovranitetit për Kosovën. Vendeve sovrane u duhen kufij stabil dhe të sigurt. Është diçka që duhet ta bëni për të ardhmen tuaj. Sinqerisht, nga këndvështrimi ynë, i tërë ky debat rreth kësaj çështjeje është relativisht artificial. Është problem i sajuar dhe sinqerisht, ne dëshirojmë ta shohim Kosovën duke pasur mundësi për integrim më të thellë në Evropë”.

Qeveria e Kosovës ka qenë vazhdimisht e hapur për dialog me opozitën dhe e gatshme për të shqyrtuar argumentet e opozitës rreth demarkacionit. Tashmë është e qartë se për këtë opozitë më i rëndësishëm ka qenë privimi i qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë në Evropë në emër të një kauze të rrejshme sesa zgjidhja e problemeve dhe integrimi i vendit në BE.

Pra, mos e gënjeni veten dhe qytetarët, SHBA-të e mbështesin marrëveshjen e demarkacionit dhe që ajo të kryhet gjatë kësaj vere. Pikë!

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori