LAJMI I FUNDIT:

Përcaktohen çmimet blerëse të disa kulturave bujqësore

Përcaktohen çmimet blerëse të disa kulturave bujqësore

Në prag të fillimit të blerjes së perimeve nga ana e përpunuesve të perimeve, janë propozuar edhe çmimet për blerjen e disa kulturave bujqësore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi blerës i piperit propozohet të jetë nga 4 deri 24 denarë, varësisht nga klasa; 9 deri 36 denarë për trangujt; 19 deri 21 denarë për feferonat dhe 5 denarë për panxharin.


Këto çmime u kumtuan sot në takimin e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov, me prodhuesit, takim që u mbajt në Strumicë.

Në takim u konstatua se prodhimi vendor do t’i plotësojë nevojat e komsumatorëve, kurse ministri u zotua se nuk do të lejojë hyrjen e prodhimeve nga Turqia, deri sa nuk harxhohen rezervat vendore./Telegrafi/