LAJMI I FUNDIT:

Familjarët dhe Policia, rrëfejnë vrasjen e djeshme në Gjilan (Video)

Familjarët dhe Policia, rrëfejnë vrasjen e djeshme në Gjilan (Video)

Ngjarja e djeshme, ku një person mbeti i vrarë nga një pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka bërë që familja e tij të kërkojë sqarime nga institucionet më të larta të shtetit.

Vëllai i Besimit, Bekim Ramadani, thotë se vëllai i tij, kishte probleme mentale dhe se ka qenë i shtrirë në spital, por në të shumtën e rasteve mjekët janë tallur me gjendjen e tij shëndetësore, raporton KTV.

Vrasjen e vëllait nga policët, Bekimi e sheh të paarsyeshme, pasi siç thotë policët duhet të kishin metoda të tjera për ta ndalur euforinë e tij. Ai thotë se mjekët e repartit të Psikiatrisë dhe neurologjisë në Gjilan, ku ka qenë i shtrirë vëllai i tij, është dashur të kontrollonin më shumë lëvizjet e Besimit dhe jo t’i lejohej atij dalja e panevojshme dhe pa asnjë kontroll.

Sigurimi i këtij reparti pranon se dalin për shëtitje pacientët, por nuk ka ndodhur asnjëherë të mos kthehen.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan, ka thënë se Policia ka përdorur të gjitha format ligjore, deri te momenti i shkrepjes së zjarrit.

Vrasja e Besim Ramadani ka ndodhur pasditen e së shtunës, ku siç tregojnë familjarët, prapa kamerës, Besimi kishte marrë dy mjete të ftohta dhe ishte nisur i nervozuar në një drejtim të panjohur. Ai kishte goditur dy herë me thikë një vajzë 11 –vjeçare – në rrugën “Kumanova”, në lagjen “Arbëria” – e cila së bashku me familjen e saj jeton në banesat sociale të kësaj lagjeje.

Pasi ishte kthyer, Policia që ishte lajmëruar nga vëllai i Besimit, kishin dalë afër shtëpisë së familjes Ramadani, ku thuhet se ishin sulmuar nga Besimi dhe në vetëmbrojtje kishin shtënë mbi të.

Sipas familjarëve, njëri plumb i ka rënë në pjesën rreth hundës dhe njëri në mënyrë sipërfaqësore në këmbë.

Ndërkaq, babai i 11-vjeçares Ediana Asllani, që u sulmua nga Besimi, tregon se gjendja e vajzës është stabile.

I vrari Besim Ramadani ishte 36-vjeçar. Sipas familjarëve, nuk ka qenë më i gjatë se 170 centimetra për çka, sipas tyre, Policia po të ishin më të duruar mund ta ndalonin pas asnjë problem.

Polici i sulmuar me thikë nga Besimi, Fidan Kurtalani, i lindur në vitin 1991, është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia njofton se ai dhe Arbnor Rashiti që qëlloi Besimin janë policët e gjeneratave më të reja të Policisë së Kosovës.

https://vimeo.com/174115739

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori