LAJMI I FUNDIT:

Victoria Nuland sot në Prishtinë dhe Tiranë

Victoria Nuland sot në Prishtinë dhe Tiranë

Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Victoria Nuland do të vizitojë sot Kosovën. Bazuar në agjendën zyrtare, Nuland pritet që të takojë krerët e shtetit duke filluar me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi, kryediplomatin Enver Hoxhaj, si dhe zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq.

Nuland, me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, pritet të diskutojë për përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nuland gjatë vizitës së sotme në Kosovë, nuk ka paralajmëruar takim me asnjë nga liderët e opozitës.
Ndihmës sekretarja amerikane e shtetit gjatë ditës do të vizitojë edhe Tiranën, ku përveç takimit me kryeministrin Edi Rama, ajo do të realizojë takime edhe me kreun e opozitës, kreun e PD-së, Lulzim Basha.


Gjatë vizitës disa orëshe në Tiranë, Nuland pritet që të diskutojë për njërën ndër temat më aktuale në Shqipëri, ajo e reformës në drejtësi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori