LAJMI I FUNDIT:

Ndihmë humanitare për familjet, shtëpitë e të cilëve u dogjën në Strugë

Ndihmë humanitare për familjet, shtëpitë e të cilëve u dogjën në Strugë

Ndihmë me ushqim, mjete higjienike, batanije dhe mbuloja nga Organizata komunale Kryqi i Kuq nga Struga morën sot familjet të cilat i humbën shtëpitë në zjarrin e mbrëmshëm në Strugë në të cilën u dogjën pesë shtëpi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kryqi i Kuq i Strugës, siç njofton sekretarja e organizatës komunale, Adhurime Dauti, do të dhurojë edhe ndihmë të njëfishtë në të holla që t’u dalin në ndihmë familjeve. Lartësia e shumës, shtoi, do të përcaktohet shtesë të hënën.

“Qëllimi është t’i nxisim qytetarët të grumbullojnë mjete, donacione, me qëllim që të ndihmojmë, t’u dalim në ndihmë familjeve të cilat i humbën shtëpitë dhe shtëpitë e së cilëve pësuan dëm të madh material në zjarrin e mbrëmshëm”, tha Dauti.


Zjarri është shuar, por ekipet kujdestare të zjarrfikësve të Strugës janë duke e siguruar vendin për shkak të rrezikut të mos vijë deri te riaktivizimi.

Në zjarrin i cili dje në mesditë shpërtheu në qendër të Strugës, në pjesën e vjetër të qytetit u dogjën tre shtëpi, ndërsa dy u përfshinë nga zjarri. Nuk ka të lënduar. Në shuarje morën pjesë ekipe të Njësitit territorial të zjarrfikësve në Strugë, kolegët e tyre nga Ohri, Ndërmarrja publike komunale “Proakua” nga Struga dhe popullata lokale. Shuarja u vështirësua për shkak të rrugëve të ngushta dhe arkitektura e ngjeshur, por edhe nga automjetet e parkuara në mënyrë të pandërgjegjshme. /Telegrafi/

Poashtu lexo: Shpërthen zjarr në qendër të qytetit të Strugës

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori