Fëmijërinë e kam kaluar në familje të madhe me shumë anëtarë, të kamur dhe me rregulla të rrepta tradicionale, ku siç thuhet hahej fasulja me një kokërr. Ende më mrekullon organizimi dhe kryerja e detyrave të shtëpisë. Familja është shtet në miniaturë.
Gjyshi im Sali Haxhia, një burrë me autoritet në rajon, ishte njëfar kryeministri dhe gjashtë djemtë e tij i kishin dikasteret e ndara me rregulla strikte. Gjyshja, një grua e gjatë 1.90 metra. ishte dinjitoze jo vetëm nga pamja. Ajo ishte zëvendësja e gjyshit dhe menagjimin nuk e kishte të lehtë. Veç shumë angazhimeve tjera, duhej t’i menagjonte edhe tri nuse të djemve me origjinë nga Drenica, dy nga Rrafshi i Kosovës dhe nënën time nga Ortakolli.
Fëmijërinë e kam patur të mrekullueshme, siç ndodh në një familje të begatë me rregulla strikte.
Në shkurt të vitit 1978, kryeministri ndërroi jetë. Një mëngjes, zëvendësja e tij e pikëlluar pas vdekjes së të shoqit kumtoi rënien e qeverisë dhe secili ministër u bë shtëpi më vete. Realisht rënien e qeverisë e përjetova mirë, pasi nisi të mplakej dhe i mungonin idetë e reja të ecte në hap me kohën. Këtë qeveri e kujtoj edhe për një fakt. Kur ministrat ndonjëherë nuk mund t’i kryenin detyrat e shtëpisë, bile kryeministrin nuk guxonin ta gënjenin. Po të ndodhte kjo, do të bëhej hataja.
Sikur qeveritë e pasluftës në Kosovë të funksiononin sipas rregullave të familjeve të mëdha, gjendja do të ishte ndryshe. Dikur, familjet dhe popujt janë qeverisur me zakone të pashkruara dhe në mënyrë ekselente, derisa tash kemi ligje e akte normative, por që kemi qeverisje të keqe.
Në të gjitha qeveritë e pasluftës, shumica e ministrave ishin injorantë dhe me duar të këqija. Shumica nga ata si punë të parë në jetën e tyre patën detyrën e ministrit. Është në natyrën e injorantëve që cenet t’i mbulojnë me mashtrime e gënjeshtra. Kryet e së keqes në të gjitha qeveritë e pasluftës ishin kryeministrat. Kishin qejf të gënjeheshin nga vartësit e tyre, pasi përfitimet nën rrogoz i patën dhe i kanë të përbashkëta. Gënjeshtrat nuk morën fund vetëm brenda kabineteve qeveritare. Të gjithë kryeministrat denjuan ta gënjejnë jo vetëm sovranin, por edhe Brukselin e Uashingtonin.
Dy vitet e fundit shqetësimet janë rritur, pasi tash dy dekada guri i mullirit është rrotulluar kot pa bluar as edhe një shekë me grurë. Demarkacioni, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Gjykata Speciale, drejtësia e pakonsoliduar, rreziku nga terrorizmi, shkalla e lartë e papunësisë, depresioni kolektiv, i cili mund të prodhojë trazira sociale e shumë prioritete të tjera as që kanë nisur të kryhen. Këto detyra të shtëpisë që kanë dalë nga sirtarët e Brukselit janë thembër Akili për Qeverinë dhe parakusht që Brukseli të jep dritën jeshile për liberalizim të vizave, derisa liberalizimi i vizave nuk është aq fundamental, siç e shet para sovranit Qeveria e Kosovës.
Ajo që brengos më së shumti është mungesa elementare e transparencës së Qeverisë në raport me qytetarin. Në vend se të merren me kryerjen e detyrave të shtëpisë, qeveritë e të dyja shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, tash dy dekada luajnë rolin e lypsarëve në Evropë.
Në korrik të vitit të kaluar, kancelarja gjermane Angela Merkel vizitoi kryeqytetin shqiptar. E lodhur nga dyndjet e refugjatëve drejtë Gjermanisë dhe nga ankesat e qeveritarëve shqiptarë, Merkel u tha troç:
– Keni detin dhe malet!
Leksioni i gruas së hekurt vlenë edhe për Kosovën. Është riviera shqiptare në njërën anë dhe energjetika kosovare në anën tjetër, dy nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të së dyja shteteve, derisa alpet shqiptare i kemi të përbashkëta. Midis tyre nuk ekziston si dikur kufiri i frikshëm me ushtarë e bunkerë si në kampin komunist. Pas vizitës së kancelares Merkel në Tiranë, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për Gjykatën Speciale. Akuzat për krime lufte pritet të jenë të rënda. Seancat mund të zgjasin me vite dhe Kosova një kohë të gjatë do të mbetet peng i tyre. Ndodh kur shteti nuk i kryen detyrat e shtëpisë dhe dalzotësit e shtetit gënjejnë Sovranin, Brukselin e Uashingtonin.
Zoti qoftë me ne.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Florentino Perez shpërthen pasi Vini Jr nuk e fitoi Topin e Artë, e përmend edhe Shqipërinë për votat
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj