Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli priti sot gazetarët për një bashkëbisedim në lidhje me çështjet që pritet të diskutohen në Samitin e NATO që do të zhvillohet në Varshavë në datat 8 – 9 korrik.
Fillimisht ministrja Kodheli theksoi se Samiti i NATO zhvillohet ne një moment kur përballemi me sfida serioze të sigurisë, të cilat janë edhe temat kryesore të këtij samiti. Më pas znj. Kodheli foli për pjesëmarrjen e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, si dhe qëndrimin e vendit tonë në lidhje me politikën e dyerve të hapura të NATO.
“Ashtu siç Shqipëria në Ministerialin e fundit NATO të ministrave të Mbrojtjes në qershor të këtij viti, deklaroi se do të marrë pjesë në misionet NATO në Egje me një anije të saj me rrotacion, do të dyfishojë praninë e saj në Afganistan dhe “Resolute Support Mission” dhe shumë shpejt, besoj që do të marrim një ok përfundimtar, për të marrë pjesë në operacionet e ngritjes së kapaciteteve edhe në Irak. Ndërkohë Shqipëria merr pjesë, është prezent, me 14 ushtarakë në misionin më të suksesshëm NATO që është KFOR dhe gjithashtu merr pjesë për herë të parë në një mision të BE në Mali me ekspertë të çminimit, ashtu siç merr prej shumë vitesh pjesë në një mision tjetër të BE “ALTEA” në Bosnje Hercegovinë”, tha Kodheli.
Nëse diskutohet për sigurinë globale kundër terrorizmit apo akteve të dhunshme. Kemi një grabitje të armatosur ku u vu në provë siguria e aeroportit të vetëm ndërkombëtar që ne kemi. Keni një koment, a ka një ngërç mes asaj që diskutohet dhe në faktin real që ka ndodhur në Shqipëri, pavarësisht se kush janë përgjegjësitë?
“Unë besoj që sot çështja ka kaluar në dorë të Prokurorisë dhe është ajo që do të nxjerrë në pah të gjitha mangësitë dhe përgjegjësitë e kësaj që ka ndodhur. Personalisht e konsideroj rrethimin e aeroportit një vijë kufitare dhe ashtu siç është. Vijë kufitare do të thotë, nuk e di nëse duhej të ishte lënë në vite me roje private, me gjithë respektin për të gjithë ata që e bëjnë këtë punë, por unë besoj që kalimi i një vije kufitare mbart me vete edhe disa elementë të tjerë. Ju të gjithë udhëtoni dhe shikoni se çfarë masash sigurie kanë aeroportet e botës sot, e megjithatë unë ju siguroj në parantezë, që aeroporti “Kemal Ataturk” në Stamboll konsiderohej një ndër 5 aeroportet më të sigurta në botë dhe ndodh ajo që ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të shikojmë ku i kemi dobësitë dhe sesi duhet të vazhdojmë ta forcojmë këtë gjë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze