Qumështi i bletës është një substancë e prodhuar nga bletët e reja. Ai shërben si burim ushqimi për kolonitë e mbretëreshës së bletëve.
Po ashtu ai përdoret në mjekësi për shkak të përfitimeve të shumta.
Disa nga këto përfitime janë:
Forcon imunitetin tuaj dhe i lufton alergjitë
Duke u bazuar në një studim të bërë në vitin 2001 të publikuar në revistën ndërkombëtare International Immuno pharmacology, qumështi i bletës mund t’ua forcojë sistemin tuaj imunitar. Gjithashtu, në studim shkruante se mund t’i luftojë simptomat e alergjive sezonale.
I ndihmon pacientët me sëmundjen e alzheimerit
Studimet e fundit kanë treguar se qumështi i bletës mund të përmirësojë kujtesën tuaj sepse luan një rol të rëndësishëm në funksionet nervore. Kështu, ai mund t’i ndihmojë edhe pacientët me alzheimer për ta parandaluar këtë sëmundje dhe për të shëruar çrregullimet nervore, transmeton Kosovapress.
Përmban probiotikë nga të cilët mund të përfitoni
Qumështi i bletës është burim i përfitimit të baktereve të dobishme të cila iu ndihmojnë në tretjen e ushqimeve dhe luftimin e sëmundjeve të ndryshme. Studimet mjekësore kanë zbuluar se ndikon edhe në forcimin e imunitetit dhe kundër kancerit.
Rrit nivelet e kolagjenit
Një studim i bërë në Universitetin e Koresë KyungHee, raporton se qumështi i bletës i rregullon problemet me lëkurën dhe rrit nivelin e kolagjenit. Kolagjeni ndikon në parandalimin e rrudhave dhe tharjes së lëkurës.
E trajton osteoporozën
Sëmundja e osteoporozës ndodh kur eshtrat dobësohen. Sipas disa studimeve qumështi i bletës ndikon në forcimin e eshtrave duke rritur nivelin e kalciumit dhe fosfatit.
I shëron plagët
Mjalti njihet për vetitë shëruese të tij. Por, gjatë një studimi është vërtetuar se qumështi i bletës është akoma më efektiv. Gjatë studimit, qumështi i bletës ishte hedhur në plagë dhe ishte lënë ashtu për 48 orë. Pas 48 orëve ishte vërejtur rritja e numrit të lipideve të cilat ndikojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve.
E trajton diabetin
Përdorimi i qumështit të bletës ndikon në ndryshimin e niveleve të glukozës dhe kjo gjë mund t’i ndihmojë pacientët me sëmundjen e diabetit. Kjo mënyrë e shërimit është konsideruar nga studiuesit si trajtim në mënyrë natyrale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?