LAJMI I FUNDIT:

Në plazhet e Rios zbulohet një “super-bakter”

Në plazhet e Rios zbulohet një “super-bakter”

Një grup shkencëtarësh brazilianë kanë zbuluar një “super-bakter” në disa nga plazhet më mahnitëse të Rio De Zhaneiros, një muaj para se qyteti do të presë Lojërat Olimpike 2016.

Sipas studiuesve, ky lloj bakteri që është shumë rezistent, vjen si pasojë e ujërave të zeza që vijnë nga spitalet lokale dhe që derdhen më pas në det.


“Ne kemi qenë në kërkim të këtyre ‘super-baktereve’ në ujërat bregdetare, gjatë një periudhe njëvjeçare në pesë plazhe”, tha studiuesja Renata Picao për CNN, gjatë një vizite në laboratorin e saj. “Ne kemi gjetur se ujërat bregdetare përbëjnë kërcënim si pasojë e një shumëllojshmërie përqendrimesh me këto baktere që janë të lidhura fort me ndotjen”.

Lajmi vjen teksa Rio po përgatitet të presë qindra mijëra atletë dhe turistë gjatë Olimpiadës Verore të muajit të ardhshëm. Ndër plazhet më të infektuar janë Flamengo dhe Botafogo, që janë në kufi me gjirin, ku olimpikët kanë planifikuar të konkurrojnë. Studiuesit besojnë se bakteret mund të kenë shkaktuar edhe infeksione të rënda të lëkurës te pushuesit.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Blinken jep disa nga kritikat më të forta publike të SHBA-së për sjelljen e Izraelit në luftën në Gaza

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë
Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Kush është Andrei Belousov - njeriu pa përvojë ushtarake që do të bëhet ministër i Mbrojtjes i Putinit?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Kalo në kategori