Presidenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët për festën e Fiter Bajramit. “Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen”, tha Nishani në mesazhin e tij.
Kreu i shtetit u shpreh se, “kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë e vullnet”. “Në këtë ditë madhështore ju dëshiroj shëndet, begati, ndriçim të shpirtit”, shtoi Nishani.
Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko bëri një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, me rastin e Fiter Bajramit. Në mesazhin e tij, përveç se uroi besimtarët, Majko dha edhe një porosi për politikanët.
“Të gjithë besimtarëve gëzuar! Ju sjelltë Bajrami shëndet e të mira, ndërsa ne politikanëve pak më shumë mend në kokë”, tha Majko.
Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për ditën e Bajramit të Madh.
I shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Qarkut të Tiranës, Aldrin Dalipi dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Veliaj zhvilloi një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, nga ku edhe i përcolli urimet e tij kreut të këtij komuniteti, Skënder Bruçaj.
Veliaj theksoi se në të përditshmen tonë, ditë të tilla na shërbejnë për të kuptuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa që na ndajnë.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që në muajin e Ramazanit sakrifikuan jo vetëm prej vetes së tyre, por sakrifikuan edhe të ardhurat e tyre për të qenë më solidarë. I falënderoj me gjithë zemër sepse e kanë bërë Tiranën më bujare dhe shumë më bashkëpunuese”, tha kryebashkiaku Veliaj.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu bashkua urimeve drejtuar besimtarëve me rastin e Fiter Bajramit.
“Gëzuar Fitër Bajramin çdo shqiptari. E di se Muaji i Ramazanit ka qënë një sakrificë e madhe për të gjithë agjëruesit, me ditë të gjata e të nxehta. Uroj që Zoti t’ua pranojë sakrificën dhe agjërimin si një ndjesë dhe si një bekim për të gjithë shqiptarët dhe kombin shqiptar. Këto janë ditë të vështira për mijëra familje. Janë ditë të pasigurisë, të varfërisë. Por festa e sotme është edhe një simbol shpresë dhe besimi”, tha Basha.
Në fund të vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman, Basha gjatë mesazhit të tij citoi edhe vargjet e Kur’anit.
“Prej ditës së parë të Ramazanit më kanë mbetur në mend katër vargje të Kuranit të cilat me lejen tuaj do desha t’i kujtoj sot publikisht. Një sure e Kuranit që quhet Ndiçimi. Në mesditë kur shndrit dielli e natën kur erresia bie, Zoti yt nuk të ka braktisur, as zemëruar me ty nuk është. E patjetër çfarë po vjen më e mirë është se çfarë po shkon e Zoti bujar do të jetë me ty e ti i kënaqur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët! Gëzuar Bajramin!”, tha Basha.
Në mesazhin e radhës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta theksoi se vlerat e kësaj dite na nxisin për më shumë falje, tolerancë dhe mirëkuptim, si dhe për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin.
Kryetari i Kuvendit shprehu edhe një herë krenarinë për bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer fetare që ekziston në vendin tonë. “Kjo harmoni është një meritë e veçantë e komuniteteve dhe e frymës së tolerancës që ato përçojnë”, tha ai.
Duke iu drejtuar besimtarëve myslimanë në këtë ditë feste, Meta uroi që Zoti t’ia shpërblejë të gjitha sakrificat e tyre shpirtërore e fizike dhe njëkohësisht që të gjithë shqiptarët të gjejnë sa më shumë paqe, lumturi dhe begati në familjet e tyre. /Tch/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikolloski: Autostrada Shkup-Bllacë është një dështim i plotë, dy seksione po ndërtohen paralelisht
Kurti: Unë nuk mund të imponoj asociacion të komunave në Republikë, u takon vet komunave ta bëjnë atë
Drita Demiri në TMkids, nxënësja shembullore e cila dëshiron të bëhet mësuese
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit