Si i ka ndryshuar interneti rregullat e seksit? Sa e ka ndryshuar epshin epoka digjitale?
Bota e teknologjisë së evoluuar ka hapur mundësitë për forma të reja të komunikimit dhe argëtimit, mirëpo edhe forma të reja varësie. Ka ndodhur revolucioni
Tani jo vetëm që të gjithë kanë të drejtë në seks të lirë por ai edhe u është i qasshëm vërtet të gjithëve.
E po tani… Kush me kë do ta praktikojë atë seks të qasshëm, kush dhe sa gjatë, tashmë një kohë të gjatë varet nga performancat dhe angazhimet personale. Akoma nuk është bërë algoritmi për të.
Mos e humbni betejën tonë me këtë marrëdhënie të re… dashurore! Kliket dhe profilet e sajteve të takimeve, gjithnjë e më të shumtë, e kanë modifikuar radikalisht mënyrën tonë të të jetuarit të seksualitetit. Përdoruesit e internetit projektojnë një histori të qëndrueshme me shpirtin binjak, duke pohuar dëshirën për seks. Motivi i suksesit të siteve të takimeve online nuk është më një sekret, transmeton Telegrafi.
Çdo medalje ka anën tjetër… Për dikë, “Interneti, në shoqërinë tonë të konsumit, mund edhe të shndërrohet në një sistem të sëmurë”. Tjetërkush e sheh si një avantazh, sepse shtohen mundësitë aventurore: “Përse të bësh vetëm një zgjedhje, kur ke shumëllojshmëri në dispozicion?!”. Për të tjerë akoma: “Interneti është një supermarkatë, ku paturpësia është e lejuar”. Nga kjo lojë e vogël dikush mund të lodhet. “Është e lodhshme, një vajzë e ndryshme çdo ditë”, thonë. “Është tjetërsuese”.
Sidoqoftë, revolucioni seksual është bërë aktiv nga interneti. Por, pyetja qëndron: më mirë një marrëdhënie me apo pa një ekran në mes?
Tradhtia virtuale, vetëm një lojë? Emocionon, jep kënaqësi, por mund të krijojë pritshmëri iluzionuese… Më mirë të rrish i lidhur me botën reale… Kush kolon orë për të joshur partnerë të rastësishëm para ekranit në një rrejt social, edhe pa e arritur kurrë takimin real, kënaq dëshirat e veta të pandërgjegjshme. Ka mundësinë që të përdorë një gjuhë që vështirë se do ta përdorte në një raport real dhe priret të braktisë një shprehje më të lirë të unit të vet.
Fantazia ushqen imagjinatën erotike të gjithsecilit, ashtu siç mund të stimulohet në fantazi një personazh i spektaklit. Por, sipas psikologes Chiara Gusmani: “Eshtë mirë të dish të bësh diferencën mes planit real dhe atij virtual. Idealizimi i figurave virtuale mund të jetë një kurth: nga ana tjetër e ekranit është dikush ashtu siç ëndërrohet a fantazohet dhe jo ai që është në të vërtetë.
“Nëse është vetëm një lojë, – shton psikoterapeuti Riccardo Vignati, – është mirë që të mbetet e tillë. Por kujdes, kjo lojë nuk duhet të rrëmbejë kohën dhe energjinë e çiftit”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
Kjo është motra sekrete e Melania Trump-it: Nuk ka dalë në publik për 20 vjet dhe ja me çfarë merret
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët
Mos e hidhni kurrë ujin pas zierjes së vezëve, arsyeja do t’ju habisë
Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?
Meshkujt e shkurtër janë më gjaknxehtë se ata shtatlartë, e thotë shkenca
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!