LAJMI I FUNDIT:

SHGM e lëshoi brifingun e ministres, ligji për reklamat qeveritare në Kuvend

SHGM e lëshoi brifingun e ministres, ligji për reklamat qeveritare në Kuvend

Në mbledhjen e së premtes, qeveria miratoi tekstin e projektligjit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë në lidhje me reklamimin qeveritar në media, sipas të cilit, të gjitha mediat do të fitojnë para nga kulaçi i qeverisë. Nga kjo ministri nuk zbulojnë më detajisht se për çfarë arsyesh dhe në çfarë rrethanash propozohet ky ligj. Nëpërmjet një kumtese, ata vetëm informuan se ky projektligj është në pajtim me reformat evropiane, njofton TV21.

Përfaqësuesit e SHGM-së refuzuan të marrin pjesë në diskutimin material të ligjit, për shkak të takimit të keqorganizuar nga ana e ministrisë, thotë njeriu i parë SHGM-së Naser Selmani. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë është kundër këtij ligji dhe konsideron se kështu do të legalizohet korrupsioni në media.

Reaguan nga LSDM-ja. Thonë se ata fare nuk janë konsultuar gjatë përpilimit të Ligjit.


Me këtë ligj i cili sot pasdite u dorëzua në Kuvend, rregullohet mënyra dhe kushtet për realizimin e aktiviteteve të informimit publik nga ana e institucioneve publike, në pronësi të plotë apo dominuese shtetërore, procedura e ndarjes së buxhetit për fushata, për realizimin e së cilës janë paraparë mbi 100.000 euro si dhe mënyra e raportimit të Agjencisë për fushatat e realizuara vitin e kaluar. Kulaçi i paraparë për mediat, sipas numrave të vitit të kaluar është 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori