LAJMI I FUNDIT:

Arrestimet për grabitjen, mbeten në burg shoqëruesi i parave dhe shefi shërbimeve

Arrestimet për grabitjen, mbeten në burg shoqëruesi i parave dhe shefi shërbimeve

Pesë të arrestuarit pas grabitjes në Aeroportin e Rinasit, të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre”, dolën paraditen e kësaj të hëne në Gjykatën e Krujës. Me kërkesë të prokurorisë, gjykata vendosi masën e sigurimit personal “arrest me burg” për shoqëruesin e vlerave monetare, Kujtim Picari, dhe drejtorin e Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla.

Përfaqësuesi ligjor i këtij të fundit tha se klienti i tij nuk ka përgjegjësi, duke ia lënë fajin Policisë së Shtetit.


“E vërteta është që ngjarja është natyrisht e dhimbshme, por kjo nuk do të thotë që përgjegjësia mbetet mbi të zotin e shtëpisë. Përgjegjësia është e Policisë së Shtetit, apo e qeverisë që nuk kanë marrë masat për të mbrojtur territorin e jashtëm të aeroportit”, tha Vladimir Meçe, avokat.

Ndërkohë, për shefin e stacionit të kompanisë “ICTS”, Arben Karafili, dhe dy agjentët patrullë, Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, masat do të caktohen nga një tjetër gjyqtare. Vendimi u mor pasi gjyqtarja Enkeleda Hoxha u tërhoq për shkak të konfliktit të interesit, pasi 3 të pandehurit mbrohen nga avokati Fatmir Braka, me të cilin gjytarja ishte palë në një proces civil./TopChanel/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori