LAJMI I FUNDIT:

Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Belgjika heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta

Partia Demokratike (PD), me anë të Sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, ka deklaruar se “Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta”.

“Lajmet e këqija për Shqipërinë nuk kanë të sosur. Në kulmin e sezonit turistik dhe në prag të diskutimit për hapjen e negociatave për Shqipërinë, Belgjika ka vendosur ta heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta”, tha Ristani.

Sipas tij, lufta kundër krimit dhe trafiqeve bëri që në vitin 2012 Belgjika ta fusë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Ky vendim i rëndësishëm i parapriu vendimit për heqjen e vizave dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën Schengen. Por, prej tre vitesh, nën qeverisjen e Edi Ramës, standardet e sigurisë kanë shkuar në zero dhe janë ngritur në maksimum lehtësitë e mbështetja për krimin, për trafiqet, për drogën që ka mbuluar çdo pëllëmbë të vendit, për trafikun e armëve, për grabitjet me maska”, tha Ristani.


“Asnjë vend i Bashkimit Europian, asnjë vend demokratik nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend ku me urdhër të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm, fshihet urdhër-arresti ndërkombëtar i INTERPOL, siç ndodhi në rastin e Mark Frrokut, apo ku policia ndihmon në arratisjen e Arben Frrokut të dënuar përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt; asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend, ku kryeministri zëvendëson ligjin me sundimin e bandave, ku krimi është veshur me pushtet dhe pushteti me krim; asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend ku trafikantë droge, tutorë prostitucioni e përdhunues, bëhen deputetë, kryetarë bashkish, e drejtues të larte të administratës dhe policisë së shtetit; asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend që, me bekimin e kryeministrit dhe nën mbrojtjen e ministrit të brendshëm, është kthyer në hambar droge, kufinjtë janë bërë inekzistent përballe trafikut dhe deti është pushtuar nga skafet që transportojnë drogë; asnjë vend i Bashkimit Europian nuk mund të pranojë si të sigurtë një vend ku në një pikë të rëndësishme të sigurisë kombëtare si Aeroporti, grabiten me armë miliona euro, policia refuzon të bëjë detyrën dhe pastaj gënjen, dhe kryeministri hesht, ndonëse njerëzit e tij më të ngushtë si Eno Bushi avokati i tij, janë aksionerë të firmës së sigurisë”, shtoi Ristani.

”Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta mund të sjellë ndëshkim të qytetarëve shqiptarë, mund të verë në lëvizje mekanizmin e rikthimit të vizave, dhe kjo për fajin e një personi. Për fajin e Edi Ramës dhe lidhjeve të tij të tmerrshme kriminale. Për faj të Edi Ramës që hesht prej 5 ditësh pas rënies së Aeroportit të Rinasit. Hesht sepse është i kapur. Për turpin e tij, ministri i brendshëm është angazhuar ta heqë përgjegjësinë nga vetja, por sot u faktua ajo çfarë Partia Demokratike e denoncoi që të shtunen. Përfaqësuesja e Aeroportit saktësoi sot se policia është njoftuar në kohë rekord për ngjarjen dhe se policia ishte vetëm pak metra larg vendngjarjes, por nuk reagoi. Heqja e Shqipërisë nga lista e vendeve të sigurta është një vendim dramatik pasi mund të rikthejë regjimin e vizave, është një kambanë alarmi pasi mund të ketë ndikim dhe në vende të tjera të BE. Edhe më i rëndë bëhet ky vendim, kur mësohet se në listën e vendeve të sigurta janë të gjithë shtetet e rajonit, Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia. Eshtë përjashtuar pra vetëm Shqipëria. Ky është realiteti i hidhur ku është futur Shqipëria nën drejtimin e Edi Rames. Largimi i tij është emergjence kombëtare, pasi izolimi i vendit për faj të tij sapo ka nisur“, mbylli deklaratën e tij Ristani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori