LAJMI I FUNDIT:

Këto janë anët e këqija që i ka çdo lidhje e re

Këto janë anët e këqija që i ka çdo lidhje e re

Kur flitet për dashurinë e re, mendjet tona menjëherë shkojnë tek ndjenjat e takimit të parë ku i ndjejmë fluturat në bark, “fishekzjarrët” e puthjes së parë dhe petullat në shtrat pas një nate të çmendur dhe të mrekullueshme së bashku.

Është lehtë të harrohen pengesat e tmerrshme dhe të çuditshme të rrugës që shpinë deri tek këto ndjenja, transmeton Telegrafi.

Njoftimi i partnerit me shoqërinë dhe familjen


Është vështirë të jesh vetvetja kur jeni e djersitur nga nervoza dhe duke u brengosur se a po shkon gjithçka siç duhet.

Fjalosja e parë

Është e tmerrshme dhe e pashmangshme.

Partneri i ri bën që ju të dilni nga rutina e përditshme

Nëse ushtrimet, gjumi i mirë dhe ushqimi i shëndetshëm kanë qenë pjesë e rutinës tuaj, atëherë duhet të keni shumë kujdes, pasi që kjo mund të ndryshojë shumë shpejt.

Pasi të keni një të dashur do të kaloni shumë më shumë kohë me të dhe do të harroni të mirëmbani një stil të shëndetshëm të jetës.

Shpjegimi i historisë së lidhjeve të kaluara

Ky është vet tmerri! Nuk ka ndonjë mënyrë, pos gënjeshtrës, për të kaluar “mirë” nga kjo pjesë e lidhjes, pasi që duhet t’i tregoni njëri-tjetrit për të gjitha lidhjet e kaluara, dhe ndonjëherë nuk është ndjenjë e mirë. /Telegrafi/