LAJMI I FUNDIT:

Kriminelët shqiptarë krijojnë skena filmi, por nuk rezistojnë gjatë!

Kriminelët shqiptarë krijojnë skena filmi, por nuk rezistojnë gjatë!

Gjatë një operacioni të policisë italiane për kapjen e një grupi grabitësish shqiptarësh, janë parë skena pothuajse të ngjashme me ato të filmave: Të shtëna, ndjekje me makinë dhe përplasje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugët e Napolit. Karabinierët kishin ngritur kurth për kriminelët që terrorizonin prej muajsh zonën me grabitje dhe vjedhje.

Por, ndërsa oficerët tentuan të kapnin në befasi grabitësit që ndodheshin në një Audi A6, shqiptarët u përpoqën të largoheshin duke plagosur dy karabinierë, raporton Panorama.


Vetëm pas të shtënave me breshëri dhe çarjes së gomave me plumba, u bë arrestimi i tyre.

Gjatë përpjekjes për t’u arratisur, shqiptarët përplasën Audin e zi kokë më kokë me makinën e policisë

Të arrestuarit janë Krenar Çami, 31 vjeç, pa precedent kriminal dhe Mikel Goxha, 26 vjeç që ishte dhe shofer i Audit A6. Në automjet u gjetën aksesorë prej floriri, karta krediti, pajisje kompjuteri etj. Ndaj tyre përveç akuzës së grabitjes, do të ngrihet edhe ajo e tentativës për vrasje e mbetur në tentativë. Falë profesionalizmit të policisë, pavarësisht plumbave të shumtë të qëlluar, asnjë nuk u plagos.