Shpallja e deklaratës kushtetuese ka qenë vullneti absolut i gjithë shqiptarëve të Kosovës për të përcaktuar pozitën kushtetuese dhe juridike të Republikës së Kosovës.
Kështu thanë delegatët, të cilët 26 vite më parë kanë shpallur deklaratën Kushtetuese të Kosovës.
Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 i kishin paraprirë unifikimi i plotë i faktorit shqiptar në Kosovë, kërkesat gjithëpopullore për Kosovën Republikë, për liri e pavarësi, konfrontimi i hapur i institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë, Deklarata e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës për pozitën e re kushtetuese të Kosovës, si dhe qëndrimet e Këshillit ndërpartiak të Kosovës, të cilat ishin në të njëjtën frymë, me vizionin e Kosovës së pavarur.
Për këtë ditë të veçantë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte përgatitur një pritje solemne për të gjitha delegatët për të shprehur mirënjohje për kontributin e tyre të dhënë për lirin e vendit.
Kryeparlamentari Veseli në një fjalë rasti tha se 26 vite më parë, delegatët nderuan kombin tonë.
“Këta burra dhe këto gra të cilat 26 vjet më herët dëgjuan thirrjen e popullit dhe morën një nga vendimet më të rëndësishme historike të historisë së re të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi. Ata e kanë nderuar veten, familjen e vetë dhe më së shumti e kanë nderuar kombin tonë, duke treguar se statusi politik i shqiptarëve duhet të ndryshonte, se shqiptarët kërkonin të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët me ish-Republikën e atëhershme Federative Jugosllave. I përkujtojmë të gjithë ata që nuk janë më me ne, të cilët kanë qenë deputetë të cilët e kanë shpallur në atë kohë Republikën e Kosovës më 2 Korrik 1990 dhe sot nuk janë në mesin tonë. I thërras edhe kolegët e mijë politik që janë në parlamentin e Kosovës që të mos ngarendin shumë të respektojnë datat e të tjerëve, të vijnë ta respektojnë edhe datat e vetë. Sot është për kritik që shumë pak koleg deputet të këtij Kuvendi edhe nuk po vijnë në seancë por edhe në të njëjtën kohë nuk po vijnë të shënojnë historinë e vet”, tha Veseli.
Kryetari i Kuvendit në vitin 1990, Iljaz Ramajli tha se shpallja e Deklaratës Kushtetuese ka qenë vullnet i mirë i të gjithë shqiptarëve.
Delegat i shpalljes së Deklaratës Kushtetues të vitit 1990, ishte edhe Muharrem Shabani, i cili tha se mos harresa e kësaj dite është mos harresë e kontributit të popullit shqiptar. Ai kërkojë nga institucionet e vendit që të tregojnë kujdes më të madh për rastet sociale në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
LVV nis fushatën në Gjakovë, Kurti: Orientimi ynë është evropian
Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime të suksesshme, VV e zbehtë
Çfarë thanë kandidatët në ditën e parë të fushatës
Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit: MPJD ndër ministritë më të cenueshme ndaj korrupsionit
PDK hapë fushatën, Krasniqi dhe Hamza: Votoni 131 për një Kosovë ma të mirë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali