Qytetarët të cilët kanë mbledhur Kuponët Fiskalë gjatë periudhës prill, maj dhe Qershor të këtij viti, tani mund t’i dërgojnë për rimbursim të mjeteve. Afati për dërgimin e Kuponëve Fiskal është hapur nga dje, më 1 korrik, dhe zgjatë deri më 31 Korrik. Njoftimin e plotë të ATK-së mund ta lexoni më poshtë.
“Njoftimi i plotë:
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 Korrik 2016 fillon me rimbursimin e mjeteve për qytetarët, të cilët kanë grumbulluar Kuponët Fiskal gjatë periudhës TM2/2016 (Prill, Maj dhe Qershor).
Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal, më së voni deri më 31 Korrik 2016.
LEXO EDHE: Qeveria ka aprovuar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin
Vetëm pasi të keni deklaruar të dhënat tuaja përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo pikë të Postës së Kosovës, që gjithsej janë në dispozicion 158 pika.
ATK do të shqyrtoj të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursoj mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.
Njëherësh, ju njoftojmë se procedurat dhe hapat, për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal dhe rimbursimin e mjeteve, mund t’i gjeni në Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, linku Multimedia – Fletëpalosje dhe në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 në linkun Publikime – Shpjegimet publike.
ATK ju inkurajon që të vazhdoni me grumbullimin e Kuponëve Fiskal dhe të jeni të vetëdijshëm se duhet të pajiseni me Kuponë Fiskal në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit.
Personi i cili nuk merrë Kuponin Fiskal: dëmton veten dhe të tjerët; nuk kontribuon në zhvillimin e vendit; nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe ndihmon evazionin fiskal.
Edhe Ti ke përgjegjësi për vjelje të tatimeve. Kërko kuponin fiskal, është përgjegjësi qytetare!” (sic.), thuhet në njoftim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Burimet e rinovueshme përbëjnë më shumë se 30 për qind të prodhimit të energjisë elektrike në botë
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani - Fito pagë mujore gjatë studimeve
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?