LAJMI I FUNDIT:

Pas 53 viteve, del një teori e re rreth vrasjes së presidentit amerikan – John Kennedy (Foto/Video)

Pas 53 viteve, del një teori e re rreth vrasjes së presidentit amerikan – John Kennedy (Foto/Video)

Lee Harvey Oswald nuk ka qenë në një vendin e snajperistit nga ku është vrarë presidenti amerikan John F. Kennedy, por në atentat është përdorur arma e tij, thotë Flip de Mey në një libër dedikuar Oswaldit.

Në analizën mjekoligjore të vrasjes, autori i librit “Dosja Lee Harvey Oswald: Pse CIA e vrau Kennedyn?”, ai zbulon një teori të re të vrasjes e cila nuk është marrë parasysh më herët, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.


De Mey është i bindur se Oswaldi nuk ishte në katin e gjashtë nga ku më 22 nëntor 1963 është shtënë në drejtim të presidentit amerikan. Në këtë përfundim arriti pasi analizoi pretendimet e tre dëshmitarëve kyçë, duke shtuar se ata kanë gënjyer ose ishin të pabesueshëm.

oswaldi4

Mey gjithashtu pohon se pushka e Oswaldit u përdor në vrasje, porse ai nuk ka shtënë nga ajo.

Ai më tej argumentoi se Oswaldi ishte vetëm një kokë turku dhe se vrasja është kryer nga persona të paidentifikuar me urdhër të CIA-s që Kennedyn e konsideronte tradhtar të Shteteve të Bashkuara.

Që nga vrasja në Dallas të SHBA-ve, janë botuar dhjetëra teori të konspiracionit që kanë të bëjnë me vrasjen e presidentit më të popullarizuar amerikan, ndërsa dy komisione që kanë hetuar rastin janë në kundërshtim me njëra-tjetrin nëse kjo ishte vrasje e konspiracionit të gjerë.

oswaldi2

Sipas versionit zyrtar, Oswaldi në kohën e atentatit, në ora 12:30, ishte në ndërtesën e “Texas School Book Depository”, në katin e gjashtë ku ishte i punësuar. Po të ishte e vërtetë kjo, thotë Mey, Oswaldi do të ishte pranë dritareve duke parë kolonën e veturave, para se ta bënte gati armën. Por, tregimet e dëshmitarëve se ku pikërisht ishte ai në ndërtesë pak para vrasjes janë kontradiktore.

Për më tepër, dëshmitari kryesor i cili tha se e kishte parë Oswaldin në dritare, qëndronte në anën tjetër të rrugës. Megjithatë, sipas fotografive të botuara më vonë, ku shihet ai dëshmitar, de Mey arrin në përfundimin se është e pamundur që nga ajo distancë të njohë ai personin që ishte në dritaren nga u kryhet akti fatal. Pos kësaj, dëshmitari e ka përshkruar atë si më të vjetër, ndërsa para njohjes fizike ai e kishte parë fotografinë – pasi atë e kishin transmetuar televizionet.

oswaldi3

Oswald nuk ishte një qitës i mirë, e as nuk kishte ushtruar të shtënat. Për disa herë sa ka qenë në poligonin e armëve, pronari i lokalit ka thënë se Oswaldi këtë punë nuk e merrte seriozisht. Por, në gjyq shpjegoi se objektivat e goditur nga pushka e parregulluar është e mundur dhe se është e mundur edhe goditja e cakut pa ushtruar. Por, kombinimi i pushkës së parregulluar e plus personit të paushtruar jep shanse të vogla që caku të goditet dy herë, siç ndodhi me Kennedyn. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori