LAJMI I FUNDIT:

Pas Brexit-it, Londra fillon të vuajë pasojat ekonomike

Pas Brexit-it, Londra fillon të vuajë pasojat ekonomike

Banka e Anglisë njoftoi sot se mund të zbusë politikën e saj monetare, për t’u përballur me perspektivat ekonomike në rënie, pas vendimit të britanikëve për të dalë nga BE-ja.

“Nga këndvështrimi im, dhe nuk e paragjykoj opinionin e anëtarëve të tjerëve të pavarur të CPM-së, perspektivat ekonomike janë përkeqësuar dhe një farë zbutje monetare është e nevojshme këtë verë”, deklaroi guvernatori i BoE-së, Mark Carney.

Fjalimi i tij solli menjëherë një rënie të sterlinës dhe një rritje të aksioneve të Bursës së Londrës, ndërsa investitorët presin një rënie të normave të interesit.