Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur drejtuesit e ri të Odës. President me mandat dyvjeçar, sikur e paresh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur Fadil Hoxha, pronar i kompanisë “Jaha Company”.
Kundërkandidat i Hoxha ishte edhe Agim Prokshi, ndërsa ish presidenti i OEGJK-së, z. Samir Krasniqi, ndonëse kishte mundësi rikandidimi edhe për një mandat, nuk ka kandiduar, duke u shprehur se dëshiron të krijoj hapësirë për anëtarët tjerë të Odës që ta drejtojnë atë.
Përveç presidentit, Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Bordit. Zëvendëspresidente e OEGJK-së është zgjedhur Esther Gravenkötter – drejtoreshë e KfW, përgjegjës për çështje financiare Ilir Aliu – drejtor në ProCredit Bankë, dhe anëtarët tjerë të Bordit janë zgjedhur Axel Bödefeld – drejtor i Gjimnazit “Loyola”, Arten Bajrushi – nga “Sharrcem”, Mentor Sahiti nga kompania “Adaptivit” dhe Valon Berisha nga “Siemens”.
Presidenti i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Hoxha, pas zgjedhjes së tij, u ka bërë thirrje anëtarëve që të jenë të hapur, të diskutojnë bashkërisht problemet me të cilat ballafaqohen dhe bashkërisht t’i shtyjnë ato drejt zgjedhjes.
“Nuk jam i vetëm në këtë pozitë. Jam me ju, dhe ju gjithherë do ta keni të hapur mundësinë të komunikojmë për çfarëdo që do ta konsideroni të nevojshme. Ne bashkërisht, mund të bëjmë shumë që të përmirësojmë kushtet e të bërit biznes në vendin tonë dhe për një kohë të shkurtër ta ngrisim vendin tonë në nivel tjetër të zhvillimit ekonomik, sikur që vendet e tjera të tranzicionit e kanë bërë. Mundësi ka dhe duhet të kemi gatishmërinë për punë dhe angazhim të përditshëm që të arrijmë stadet më të mira të zhvillimit ekonomik e shoqëror”, ka thënë Hoxha.
Presidenti Hoxha ka dhënë zotimin që gjatë mandatit të tij me përkushtim maksimal, OEGJK të arrijë dhe mundësisht të tejkalojë nivelin e odave gjermane të rajonit.
Presidenti Hoxha, e ka falënderuar paraardhësin e tij në këtë pozitë Krasniqi, për punën e bërë dhe bashkëpunimin e shëndoshë gjatë gjithë kohës. Ndërsa në emër të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, drejtori ekzekutiv Albert Matoshi, i ka ndarë një mirënjohje ish presidentit Krasniqi, duke e falënderuar për përkushtimin dhe angazhimin gjatë mandatit të tij.
Fadil Hoxha ka lindur në vitin 1973 në Podujevë. Që nga viti 1991 e deri me sot, ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku edhe ka përfunduar shkollimin e lartë dhe po ashtu ka përfunduar magjistraturë në Menaxhim Biznesi në Donau – Universiteti i Krems. Hoxha është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Hoxha eshte themelues i “JAHA Company”,” J.v.G JAHA ENERGY”, “Philippos Kosovo Food LLC”, “EXTRA Beton”,” JAHA Construction”, “JKN”, “JAHA Montenegro” dhe partner bashkëpunetor i shumë kompanive të njohura gjermane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe