Në hambarin e anijes “Çelepia 2” forcat e sigurisë egjiptiane kanë gjetur marinarin Luan Mema. Lajmi është konfirmuar nga ana Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, pas kontakteve që Ambasada shqiptare në Egjipt ka pasur me autoritetet lokale të sigurisë dhe hetimit në Egjipt. Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, mes personave të ndaluar në bordin e peshkarexhës gjendet dhe shtetasi shqiptar Luan Mema, gjendja shëndetësore e të cilit paraqitet e qëndrueshme.
Ambasada shqiptare në Egjipt ka nisur procedurat për të ofruar asistencën konsullore të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane dhe pas përfundimit të hetimit do të mundësohet kthimi i shtetasit Luan Mema në Shqipëri. Ndërkohë, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme autoritet egjiptiane janë duke punuar për gjetjen e vendndodhjes së shtetasit tjetër shqiptar Dhimitër Malja (kapiteni i anijes “Çelepia”), si dhe kryerjen e të gjitha procedurave hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Gjetja e marinarit të anijes “Çelepia 2” në hambarët e anijes pranë portit të”Aleksandrisë” ka sjellë lajmin e gëzueshëm te familja Mema, në një kohë që familjarët e familjes Malja vazhdojnë që me trishtim dhe ankth të presin një lajm shprese për fatin e Dhimitër Maljes.
Nëse për gjetjen e marinarit Luan Mema shpresat ishin më të mëdha, për faktin se pengmarrësi egjiptian Adel Mohamed Sallam kishte dërguar disa foto të tij me Whats Up, për fatin e kapitenit të anijes Dhimitër Malja ankthi ka qenë më i madh.
Refuzimi i vazhdueshëm nga egjiptiani për të dërguar foto të kapitenit e ka ndërlikuar akoma dhe më shumë çështjen. Ky ankth është shtuar akoma dhe më tepër kur autoritetet egjiptiane kanë konfirmuar se në hambarin e anijes është gjetur vetëm marinari i anijes Luan Mema dhe jo kapiteni Dhimitër Malja.
Ky fakt e bën akoma dhe më të mistershëm fatin e kapitenin, në një kohë që pengmarrësi egjiptian ka pranuar se e ka vënë në gjumë ekuipazhin. Nuk dihet akoma se çfarë ka ndodhur që nga moment kur ekuipazhi është vënë në gjumë dhe deri në fundin 10 ditor të pengmarrjes. Ajo që dihet është fakti se ka pasur një arsye të fortë se pse shtetasi egjiptian Adel Mohamed Sallam ka refuzuar të dërgojë foto të kapitenit, apo të japë qoftë dhe një shenjë të pranisë së tij në anije.
Burime të besueshme kanë bërë të ditur se pas marrjes në pyetje të marinarit shqiptar të anijes “Çelepia”, Luan Mema, ky i fundit ka deklaruar se pas daljes nga porti i Durrësit në datën 18 qershor, ai është helmuar dhe vënë në gjumë nga ana e Adel Mohamed Sallam dhe kur është zgjuar ai e ka gjetur veten të lidhur me zinxhirë.
Nuk dihet nëse helmi për të cilin ka folur marinari i anijes ka qenë ilaç gjumi apo diçka tjetër dhe për më tepër nuk dihet nëse këtë sasi ilaçi egjiptiani ja ka dhënë ta pijë apo jo kapitenit të anijes.
Djali i kapitenit ka deklaruar për “Shekullin” se nuk ka asnjë lajm për jetën e babait të tij.” As Policia e Shtetit dhe as Ministria e Jashtme nuk kanë konfírmuar deri tani asgjë për jetën e babait tim”, thotë ai. Aq i dëshpëruar është djali i kapitenit të anijes sa nuk po troket më në dyert e policisë dhe organeve të tjera pasi e di që thjesht do të ngrenë supet duke thënë se nuk dinë gjë.
Në dritë vetëm maja e ajsbergut të pengmarrjes
Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda presin ardhjen e Luan Memës për të mësuar të vërtetën mbi pengmarrjen e anijes
Ndonëse duket se historia e pengmarrjes së anijes “Çelepia” po shkon drejt zbardhjes, në fakt në dritë ka dalë vetëm maja e ajsbergut të kësaj ngjarje të frikshme. Pavarësisht nga deklaratat që shtetasi egjiptian mund tu ketë dhënë autoriteteve (mbetet për tu parë besueshmëria e tyre), mbetet i pa qartë fakti se për çfarë qëllimin është marrë peng anija nga porti i Durrësit.
Mbetet mister largimi i saj pa pajisje satelitore, sikur po largohej nga një port i Afrikës dhe jo nga një port që tenton të bëhet i sigurisë së lartë. Thjesht pengmarrja u bë për t`i bërë presion pronarit të anijes për të marrë 70 mijë Euro me një telefon që qëndronte i hapur “non stop”, apo egjiptiani mund ta ketë përdorur anijen për trafiqe nga më të ndryshmet, që nga ai i armëve, klandestinëve apo drogës.
Gjithçka mbetet për tu zbardhur, pasi janë disa detaje që e bëjnë të paqartë këtë histori. Fakti që egjiptiani fillimisht kërkoi para për kthimin e anijes dhe lirimin e pengjeve, fakti që egjiptiani më pas tha se e kishte shitur anijen dhe se nuk i interesonin paratë, fakti që më pas ai ju kthye përsëri filmit të kërkimit të parave me kërcënimin e djegies së anijes e bëjnë akoma dhe më misterioze situatën. Do tu takojë organeve kompetente hetimore të zbardhin misterin e kësaj ngjarje, në një kohë që detyra më urgjente dhe e shpejtë e shtetit shqiptar është që të zbulojë vendndodhjen dhe fatin e kapitenit të anijes Dhimitër Malja.
Një kapiten që punonte nga mëngjesi në mbrëmje për të siguruar bukën e familjes së tij, është zhdukur pa lënë gjurmë prej 12 ditësh.
Familja Mema pret një lajm, që të gjithë urojmë të jetë i mirë. Nëse Dhimitër Malja do të jetë shëndoshë e mirë, atëherë historia nuk do të ketë fund tragjik, por do të mbetet në kuadrin e një pengmarrje kriminale. Familja dhe të gjithë luten për fatin e kapitenit, të cilin e presin në shtëpi gruaja dhe djali i vetëm. Është moment që shteti t`i japë sa më shpejt një përgjigje familjarëve, pasi është një qytetar i Republikës së Shqipërisë fati i të cilit nuk dihet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje