LAJMI I FUNDIT:

UKM zgjedh liderin e studentëve, ‘Plenumi Studentor’ me kundërshtime

UKM zgjedh liderin e studentëve, ‘Plenumi Studentor’ me kundërshtime

Sot do të zgjidhet kryetari i parlamentit studentor në UKM por kundërshtohet nga ”Plenumi Studentor”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

”Këto zgjedhje janë të nënshkruara dhe shpallura nga kryetari që i ka kaluar mandati. Këto zgjedhje bëhen tani gjatë verës për të anashkaluar votën e studentëve që janë nga vende jashtë Shkupit dhe nuk janë me angazhime.” thuhet në reagimin e ‘Plenumi Studentor’.


Qysh dje, Plenuni ka paralajmëruar protestë që duhet të fillojë në ora 12 e të zgjasë deri në ora 16, në hapësirat ku duhet të votohet. Ata u kanë bërë thirrje studentëve dhe qytetarëve për mbështetje./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Plenumi Studentor do të protestojë nesër në UKM